• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA ALKOLI TEK DUHANI/ Studimi i fundit: Berati “qyteti i veseve”
Home
Sociale

NGA ALKOLI TEK DUHANI/ Studimi i fundit: Berati “qyteti i veseve”

11 February, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Anketa më e fundit e Instat dhe Institutit të Shëndetit Publik flet dhe për konsumin e alkoolit si dhe duhanit mes shqiptarëve, në të 12 qarqet, sipas grupmoshave, gjinisë, pasurisë dhe arsimit.

Për alkoolin, kampion është qarku i Beratit, me 1/5 meshkuj që deklaron se pi të paktën 5 pije në javë, si dhe me vetëm 1/10 që deklaron se nuk ka pirë asgjë alkoolike në 12 muajt e fundit.

Në të dyja rastet ky është një nivel rekord në krahasim me 11 qarqet e tjera të vendit.

Edhe për femrat, Berati zë vendin e parë në të dyja rastet, paçka se me vetëm 1.5% të femrave që pinë të paktën 5 pije në javë, dhe me 56% të tyre që nuk kanë pirë asgjë në 12 muajt e fundit.

Mes meshkujve që pinë shumë, pra më shumë se 5 pije në javë, pas Beratit renditet Gjirokastra, paçka se me diferencë të ndjeshme, me 9.7%, më pas Lezha me 8%, Fieri, Elbasani dhe Vlora.

Ajo që bie tjetër në sy nga konsumi i alkoolit është fakti se, ulet ndjeshëm në bazë ta arsimit, si dhe në bazë të nivelit të pasurisë të gjithsekujt.

Sa më i lartë arsimimi i një mashkulli, aq më pak alkool pi, dhe sa më e madhe pasuria, aq më i ulët është konsumi i alkoolit, raporton SCAN.

E ndërkohë që mban vendin e parë në Republikë për konsumin e alkoolit në thuajse çdo indikator, si te meshkujt ashtu edhe te femrat, Berati është pranë rekordit edhe për konsumin e duhanit, paçka se vendin e parë i`a “rrëmben” qarku i Vlorës, sa i përket meshkujve.

Për fermat, Berati zbret në vend të tretë, pas Tiranës dhe Vlorës.

Pra, si për alkoolin, ashtu edhe për duhanin, me përjashtim të një rasti të vetëm, Lezhën për alkoolin, jugu dhe veriu janë të ndarë si më thikë, me veriun që duket të jetë më “puritan” në drejtim të këtyre dy veseve më të përhapura dhe më problematike, jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "HEQ DORË" NGA BOKSI/ Mike Tyson bëhet “DRU” me cigare GJIGANTE hashashi (VIDEO)
Previous article GJENDEN KUDO/ Arinjtë polarë si qentë endacakë nëpër rrugët e qytetit

k.autor

Postime të ngjashme

PLANI I QEVERISË/ Makinat e vjetra gati të dalin nga tregu brenda tre viteve Aktualitet

PLANI I QEVERISË/ Makinat e vjetra gati të dalin nga tregu brenda tre viteve

4 MILIONË EURO DËM/ Joshnin viktimat me fitime fiktive, çmontohet rrjeti ndërkombëtar me call center, 7 në pranga! Bursat mashtruese në Tiranë furnizohen në Qipro e Izrael Aktualitet

4 MILIONË EURO DËM/ Joshnin viktimat me fitime fiktive, çmontohet rrjeti ndërkombëtar me call center, 7 në pranga! Bursat mashtruese në Tiranë furnizohen në Qipro e Izrael

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë Aktualitet

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT