• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI/ Fëmijët e lindur gjatë pandemisë kanë koeficient inteligjence më të ulët
Home
Nderkombetare

STUDIMI/ Fëmijët e lindur gjatë pandemisë kanë koeficient inteligjence më të ulët

13 August, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Sipas një studimi, fëmijët që kanë lindur gjatë pandemisë së koronavirusit kanë rënie të ndjeshme në performancën verbale, motorike dhe atë të përgjithshme njohëse në krahasim me fëmijët që kanë lindur përpara se të ndodhte pandemia, shkruan The Guardian.

Vitet e para të jetës së një fëmije janë të rëndësishme për zhvillimin njohës  dhe duke qenë se Covid-19  shkaktoi mbylljen e bizneseve, çerdheve, shkollave dhe këndeve të lojërave, jeta për foshnjat ndryshoi në mënyrë të konsiderueshme, ndërkohë që prindërit përpiqeshin të baraspeshonin punën dhe kujdesin ndaj fëmijëve.

Me stimulim të kufizuar në shtëpi dhe më pak ndërveprim me botën e jashtme,  fëmijët e epokës pandemike duket se kanë arritur rezultate të ulëta në testet për të vlerësuar zhvillimin njohës (konjitiv),  sipas autorit kryesor të studimit Sean Deoni, profesor i asociuar i pediatrisë në Broën University.

Në dekadën para pandemisë, rezultati mesatar i IQ në testet për fëmijët e moshës nga tre muajsh deri në tre vjeç ishte rreth 100, por për fëmijët e lindur gjatë pandemisë numri është 78, raporton abcneës.al

Koeficienti i inteligjencës është një rezultat total që rrjedh nga një grup testesh të standardizuara të krijuara për të vlerësuar inteligjencën njerëzore.

Sipas studiuesve, fëmijët nga shtresat më të ulëta socio-ekonomike patën rezultate më të këqija në teste. Arsyeja më e madhe pas rënies së pikëve ka të ngjarë të jetë mungesa e stimulimit dhe ndërveprimit në shtëpi, tha Deoni.

Duke pasur parasysh që këto të dhëna vijnë nga një pjesë relativisht e pasur e Shteteve të Bashkuara ekziston frika është se gjërat mund të jenë më negative në zonat më të varfra të vendit dhe botës, shtoi ai.

Terence Stephenson, një profesor për shëndetin e fëmijëve në University College London, u shpreh se hulumtimi ishte interesant, pasi ka shumë të dhëna dhe analiza për ndikimin e pandemisë në edukimin e fëmijëve, por nuk është diskutuar asnjëherë për foshnjat.

Faktori kryesor që ka ndikuar në këto rezultate tek foshnjat ka të ngjarë të jetë stresi që përjetuan prindërit. Ata u përballën me sfida si në punë ashtu edhe në kujdesin e fëmijëve me kohë të plotë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TEMPERATURA DERI NË 40 GRADË/ Si parashikohet moti për sot
Previous article STUDIMI/ Shkencëtarët: Varianti “Delta”, rriten shanset e transmetimit të virusit nga të vaksinuarit

Delo.autor

Postime të ngjashme

PARLAMENTI HUNGAREZ MERR VENDIMIN/ Asnjë kryeministër nuk do të qëndrojë në detyrë më shumë se 8 vjet Botë

PARLAMENTI HUNGAREZ MERR VENDIMIN/ Asnjë kryeministër nuk do të qëndrojë në detyrë më shumë se 8 vjet

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet Botë

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar Botë

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT