Studimi i fundit britanik thote se te moshuarit që kanë bere vaksinën AstraZeneca kanë më pak të ngjarë të kenë antitrupa COVID sesa ata që bënë PFIZER.
Studiuesit e Kolegjit Imperial të Londrës zbuluan se më pak se 85% të të moshuarve mbi 80 vjeç kishin nivele të proteinave që luftojnë virusin dy javë pas marrjes së dozes së dytë së AstraZenecas.
Ndërsa përqindja e moshës mbi 80 vjeç me antitrupa pas marrjes së vaksinës së dytë Pfizer ishte pothuajse 98%.
Gjetjet erdhën nga studimi, i njohur si “REACT-2”, i cili teston mostrat e gjakut nga qindra mijëra britanikë.
Profesori Ian Jones, një virolog në Universitetin e Reading, tha për “DailyMail” se vaksina britanike kishte më pak të ngjarë të shkaktonte imunitet pasi mbështetej në një virus të ftohur të dobësuar.
Në provat e vaksinimit, AstraZeneca u zbulua gjithashtu se ishte pak më e dobët në parandalimin e infeksionit simptomatik Covid.
Por gjithsesi, analiza e vaksinave në Britani ka treguar se të dy vaksinat janë jashtëzakonisht të efektshme në ndalimin e sëmundjes.
Edhe kur u bë testimi per variantin indian, të dyja llojet e vaksinave treguan se zvogëlonin rrezikun e shtrimit në spital me më shumë se 90 përqind.
AlpeNews.al



