• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI/ ADN e indigjenëve të Kanadasë ka ngjashmëri me arinjtë e murrmë
Home
Jetë

STUDIMI/ ADN e indigjenëve të Kanadasë ka ngjashmëri me arinjtë e murrmë

18 August, 2021 s.autor Jetë

Arinjtë e murrmë dhe njerëzit indigjenë të provincës British Columbia në Kanada kanë më shumë të përbashkëta nga sa duket dhe jetesa krah për krah për mijëra vite në këtë rajon të dendur me yje në bregun perëndimor kanadez nuk është e vetmja.

Një analizë e ADN ka gjetur se ajo e arinjve të murrmë ka ngjashmëri me tre grupe gjuhësore indigjene të rajonit. Jesse Popp, shkencëtare vendase thotë se “ky është një zbulim “tronditës” që tregon se si gërshetohen diversiteti kulturor dhe biologjik në rajon.

Hulumtimi filloi thjesht si një studim gjenetik. Arinjtë e murrmë kohët e fundit kanë filluar të kolonizonin ishujt përgjatë bregdetit të Kolumbisë Britanike dhe shkencëtarët dhe menaxherët autoktonë të kafshëve të egra donin të dinin se pse po e bënin këtë lëvizje të pazakontë.

Lauren Henson, një shkencëtare dhe aktiviste e ruajtjes dhe mbrojtjes së natyrës dhe kafshëve të egra me Fondacionin Raincoast Conservation, u bashkua me anëtarët e grupit të punës nga indigjenët Nuxalk, Haí?zaqv, Kitasoo/Xai’xais, Gitga’at dhe Wuikinuxv për të kuptuar se cilët arinj të murrmë ishullorë ishin më të ngjashëm gjenetikisht me ata kontinentalë.

Henson përdori mostra të qimeve të arinjëve që studiuesit e përfshirë me grupin e punës kishin mbledhur gjatë 11 viteve. Për të marrë mostrat, ekipi shkoi në zona të thella të British Columbia, disa prej tyre të arritshme vetëm me helikopter dhe grumbulloi gjethe dhe shkopinj, duke i mbuluar me një përzierje me bazë peshku, që tërheq arinjtë.

Hulumtuesit më pas e rrethuan këtë grumbull joshës me një shesh me tela me gjemba, që shërbente si kurth për të shkëputur nga trupi i arinjve qime flokësh, por pa e dëmtuar kafshën. Grupi mblodhi mostra nga 147 arinj në mbi 23,500 kilometra katrorë.

Henson dhe kolegët e saj më pas përdorën analizat e ADN-së për të përcaktuar se sa të lidhur ishin arinjtë me njëri-tjetrin. Shkencëtarët gjetën tre grupe të dallueshme gjenetike të arinjve që jetojnë në zonën e studimit.

Por ata nuk mund të gjenin ndonjë pengesë të dukshme fizike që i mban ata të ndarë. Kufijtë midis grupimeve gjenetike nuk korrespondojnë me vendndodhjen e rrugëve ujore, ose peizazheve veçanërisht të thyer, ose të mbuluar me borë. Është e mundur, thotë Henson, që arinjtë të mbeten gjenetikisht të dallueshëm jo sepse nuk mund të udhëtojnë, por sepse rajoni është aq i pasur me burime saqë nuk u është dashur ta bëjnë këtë për të plotësuar nevojat e tyre.

Sidoqoftë, një gjë lidhej me shpërndarjen e arinjve: Familjet gjuhësore autoktone. “Ne po shikonim hartat gjuhësore dhe vumë re ngjashmërinë e mrekullueshme vizuale”, thotë Henson. Kur studiuesit analizuan ndërlidhjen gjenetike të arinjve brenda dhe jashtë tre familjeve gjuhësore të zonës, ata zbuluan se arinjtë e thinjur që jetojnë brenda kufijve të një familje gjuhësore ishin shumë më të ngjashmëm gjenetikisht me njëri-tjetrin sesa me arinjtë që jetojnë jashtë tyre.

Gjetjet nuk e befasojnë Jenn Walkus, një shkencëtare e Wuikinuxv e cila ishte autore e studimit. Duke u rritur në një komunitet të largët të quajtur Rivers Inlet, ajo pa nga dora e parë se njerëzit dhe arinjtë kanë shumë nevoja të njëjta për sa i përket hapësirës, ushqimit dhe burimeve të tjera. Do të kishte kuptim, thotë ajo, që ata të vendosen në të njëjtat zona, për shembull, me një sasi të vazhdueshme të salmonit. Indigjenët Wuikinuxv, për shembull, po kërkon të zvogëlojë të korrat vjetore të salmonit për të mbështetur nevojat e arinjve, vëren ajo.

Lauren Eckert, një studiuese në Universitetin e Victoria e cila nuk ishte e përfshirë në studim, pajtohet se gjetjet mund të kenë implikime të rëndësishme për menaxhimin e arinjve të zonës. Është punë “magjepsëse” dhe “vërtet tronditëse”, thotë ajo. Burimet që i dhanë formë shpërndarjes së arinjve të murrmë në rajon i kanë dhënë formë edhe njerëzve, thotë Eckert.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PJESËMARRJA DO RRITET"/ Kryebashkiaku i Korçës: Shumë gjallëri, entuziazëm e impakt në ekonominë lokale
Previous article JETA E SHUMË AFGANËVE NË RREZIK/ Ambasada e SHBA në Kabul: Nuk mund të sigurojmë kalim të sigurt në aeroport

s.autor

Postime të ngjashme

KINEMAJA BOTËRORE NË ZI/ Shuhet aktori legjendar i komedisë Tim Curry, nga “I vetëm në shtëpi” te “Scary Movie” dhe “IT” Jetë

KINEMAJA BOTËRORE NË ZI/ Shuhet aktori legjendar i komedisë Tim Curry, nga “I vetëm në shtëpi” te “Scary Movie” dhe “IT”

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine Jetë

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet Jetë

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT