• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI/ 76% e pacientëve me COVID kanë të paktën një simptomë 6…
Home
Jetë

STUDIMI/ 76% e pacientëve me COVID kanë të paktën një simptomë 6…

11 January, 2021 F.autor Jetë

Që kur pandemia pushtoi botën vitin e kaluar, të gjithë kemi qenë të vetëdijshëm për simptomat e COVID-19. Por, çfarë ndodh me post-COVID? A zhduken plotësisht simptomat, apo ka mundësi të përjetoni disa simptoma pas shërimit?

Sipas një studimi të botuar në revistën prestigjioze “The Lancet”, 76 për qind e pacientëve me koronavirus përjetojnë të paktën një simptomë të vazhdueshme edhe pas 6 muaj nga shërimi i tyre.

Synimet e studimit për të identifikuar pasojat afatgjata të COVID-19

Që kur u shfaq për herë të parë në Wuhan, Kinë, shkencëtarët janë përpjekur të gjejnë pasojat afatgjata të COVID-19, ku shumica prej tyre mbeten të paqarta deri më tani. Studimi synon të përshkruajë pasojat afatgjata të COVID-19 tek pacientët pas daljes nga spitali dhe të identifikojë faktorët e mundshëm të rrezikut.

Lodhja dhe dobësia e muskujve është më e zakonshme

Sipas studimit të bazuar në Wuhan, më shumë se tre të katërtat e pacientëve me COVID-19 raportuan të paktën një simptomë të vazhdueshme. Ndërsa 26 përqind e individëve të përfshirë në studim përjetuan vështirësi në gjumë dhe 23 përqind përjetuan ankth ose depresion, 63 përqind u raportuan të vuanin nga lodhja dhe dobësia e muskujve.

“Analiza jonë tregon se shumica e pacientëve vazhdojnë të jetojnë me të paktën disa nga efektet e virusit pas largimit nga spitali, dhe thekson nevojën për kujdes pas shërimit veçanërisht për ata që përjetojnë infeksione të rënda”, tha Bin Cao, Profesor në Universiteti Mjekësor Capital në Pekin, Kinë.

Për studimin, ekipi përfshiu 1,733 pacientë me COVID-19 të cilët kishin një moshë mesatare 57 vjeç. U bënë vizitat vijuese dhe koha mesatare e ndjekjes ishte 186 ditë. Të gjithë pacientët u intervistuan ballë për ballë duke përdorur pyetësorë për të vlerësuar simptomat e tyre dhe cilësinë e jetës në lidhje me shëndetin. Ata gjithashtu iu nënshtruan ekzaminimeve fizike, testeve laboratorike dhe një testi gjashtë minutësh në këmbë për të matur nivelet e durimit të pacientëve.

390 pacientë patën teste të mëtejshme, duke përfshirë një vlerësim të funksionit të tyre të mushkërive.

Pacientët rrezikojnë zvogëlimin e funksionimit të mushkërive dhe problemet e veshkave

Sipas studimit, 41% e 390 pacientëve të testuar kishin zvogëlim të funksionit të mushkërive. 56% e atyre me sëmundje të rëndë përjetuan një fluks të reduktuar të oksigjenit nga mushkëritë në qarkullimin e gjakut.

Gjetjet sugjerojnë gjithashtu që pacientët me sëmundje më të rëndë kanë performuar më keq në testin gjashtë minutësh në këmbë. Ata zbuluan se veshkat e 13% të pacientëve kishin zvogëluar funksionimin  e tyre.

Testet pasuese të antitrupave të gjakut nga 94 pacientë, pas gjashtë muajsh zbuluan se nivelet e antitrupave neutralizues ishin 52.5% më të ulëta sesa kur ishin të infektuar. Autorët thonë se kjo ngre shqetësime në lidhje me mundësinë e ri-infektimit me COVID-19.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ NBA tronditet nga Covid-19, ndeshje të anulluara dhe skuadra me pak lojtarë
Previous article PËRBALLJA HOLYFIELD-MIKE TYSON/ Bisedime për të zhvilluar triologjinë 24 vite nga sfida e fundit

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një... Jetë

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një...

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes Jetë

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT