• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI: 57% e ukrainasve mbështesin Presidentin Zelensky
Home
Nderkombetare

STUDIMI: 57% e ukrainasve mbështesin Presidentin Zelensky

23 February, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Volodymyr Zelenskyy u bë president i Ukrainës në maj 2019, duke fituar mbi 73% të votave. Menjëherë pas zgjedhjeve, mbështetja e tij shënoi një rekord për Ukrainën, thotë Anton Hrushetskyi, drejtor ekzekutiv i Institutit Ndërkombëtar të Sociologjisë në Kiev (KIIS).

“Rreth 90% kishin besim tek presidenti, por më pas ky tregues ra në 35% në prag të sulmit të Rusisë në vitin 2022”, tregon ai.

Zoti Hrushetskyi thotë se menjëherë pas sulmit të forcave ruse, mbështetja për Presidentin Zelenskyy u rrit në 90%, sipas një anketimi të institutit.

Anketimi i fundit u bë në fillim të shkurtit.

“Aktualisht, 57% e ukrainasve kanë besim tek Zelenskyy dhe 37% jo”, thotë zoti Hrushetskyi.

Rënia e mbështetjes është mjaft e zakonshme për shoqërinë ukrainase, thotë Olha Aivazovska, kryetare e bordit në organizatën për mbështetjen e demokracisë Rrjeti Civil OPORА.

“Shoqëria ukrainase është unike. Ajo, në parim, nuk e mbështet qeverinë. Për të gjithë periudhën e pavarësisë, vetëm një president është rizgjedhur dy herë, kështu që vlerësimi aktual i presidentit është mjaft i lartë. Në fund të mandatit të Yushchenkos, mbështetja për të ishte rreth 5%”, thotë ajo.

Viktor Yushchenko humbi zgjedhjet në vitin 2010.

Por mbështetja për zotin Zelenskyy, cilado qoftë ajo, nuk është një arsye për të folur për zgjedhjet presidenciale tani, thotë politologu ukrainas Mykola Davydiuk.

“Ndërpreja e luftimeve, përfundimi i luftës, arritja e zgjidhjeve paqësore, kjo është një arsye për të folur për zgjedhje”, thotë ai.

Mandati presidencial i zotit Zelenskyy do të kishte përfunduar vitin e kaluar nëse nuk do të kishte qenë lufta. Ligji ukrainas ndalon mbajtjen e zgjedhjeve ndërsa është në fuqi gjendja e jashtëzakonshme.

“Nga aspekti organizativ, mbajtja e zgjedhjeve është një proces shumë i vështirë, sepse vija e demarkacionit, vija e frontit, nuk është e qëndrueshme. Niveli i kërcënimit nga Rusia për çdo rajon të Ukrainës është jashtëzakonisht i lartë”, thotë zonja Aivazovska.

Organizata OPORA ka monitoruar zgjedhjet në Ukrainë për 20 vite. Zonja Aivazovska thotë se Ukrainës do t’i duhet të paktën një vit kohë pas vendosjes së një armëpushimi, për të filluar fushatën zgjedhore.

Vendi ka nevojë për garanci sigurie dhe një zgjidhje se si të organizohet votimi për personelin ushtarak dhe refugjatët, thotë zonja Aivazovska.

“Kemi 7 milionë e gjysmë qytetarë jashtë vendit, 65% e të cilëve kanë të drejtë vote. Nëse nisim zgjedhjet, duhet të jenë të gjitha garancitë që do ta përfundojmë këtë proces, sepse një sulm me raketa në ditën e zgjedhjeve do të shkaktonte një rënie të pjesëmarrjes në 5-10%”, thotë ajo.

Kjo mund të çojë në delegjitimim të plotë të qeverisë, nga e cila do të përfitojë Rusia, thotë zonja Aivazovska. Studiuesi politik Davydiuk është dakort.

“Ka një dëshirë për t’i ndryshuar autoritetet. Por në të njëjtën kohë, ekziston një konsensus – kjo nuk mund të bëhet gjatë luftës, për një arsye: Putini do të përfitojë nga kjo”, thotë zoti Davydiuk.

Sipas anketimit të institutit KIIS, rreth 70% e ukrainasve janë kundër zgjedhjeve gjatë fazës aktive të luftës./ VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I VLLAI GARDIST VRAU VETEN/ Këngëtarja shqiptare e kujton për ditëlindje: Ti do mbetesh gjithmonë 36-vjeçari i përjetshëm
Previous article DOSSIER/ Pjesa e dytë e letrës së panjohur të Mehmet Shehut para vetvrasjes: "Kodi që i përcollit të Birit në Suedi

s.autor

Postime të ngjashme

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin Botë

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban Botë

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim Botë

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT