• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMET/ E vërteta e vdekshmërisë nga infeksioni i Covid-19
Home
Nderkombetare

STUDIMET/ E vërteta e vdekshmërisë nga infeksioni i Covid-19

22 June, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Sipas raporteve nga studime të ndryshme, për secilin rast të diagnostikuar të Covid-19 10 kanë kaluar pa u vënë re për shkak të numrit relativisht të vogël të testeve të kryera dhe proporcionit të lartë të njerëzve që kanë pasur pak ose zero simptoma . Nëse kjo do të ishte e saktë, vdekshmëria në Itali do të ishte 1.44%.

Ky është padyshim një vlerësim i përafërt, por i afrohet asaj që ithuhet nga studime të ndryshme, të cilat kanë folur se koronavirusi ka një vdekshmëri midis 0,5 dhe 1%. Sidoqoftë, revista shkencore prestigjioze ‘Nature’ paralajmëron se “Disa studiues thonë se kjo konvergjencë konkluzionesh midis studimeve të ndryshme mund të jetë thjesht një rastësi. Për të kuptuar të vërtetën se sa është vdekjeprurës Covid, shkencëtarët duhet të dinë se sa përqind ai vret brenda grupeve të ndryshme shoqërore”.

Rreziku i vdekjes nga Covid-19, në të vërtetë, ndryshon shumë sipas moshës, përkatësisë etnike, aftësisë së sistemeve shëndetësore, statusit socio-ekonomik dhe sëmundjeve të mbartura. Për këtë arsye, sipas ‘Nature’, janë ende të nevojshme studime të tjera para se niveli i vdekshmërisë të përcaktohet saktësisht.

Fakti që shkalla e vdekshmërisë ndryshon shumë nga një vend në tjetrin.

Në Francë ajo është 18.7%, në Gjermani 4.7% dhe në Rusi zyrtarisht 1.3% gjë që duket pak e besueshme…megjithatë Rusia është një nga vendet në botë që bën më shumë teste.

Disa studiues janë përpjekur të zbulojnë shkallën e vdekshmërisë jo nga rastet e diagnostikuara, por nga modelet matematikore që vlerësojnë se sa dhe si po përhapet virusi. Ekipi i drejtuar nga Timothy Russell, epidemiolog dhe matematicien i Shkollës së Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, duke përdorur si metodë modelet matematikore ka arritur të zbulojë se % e vdekshmërisë në krocierën ‘Diamond Princess’ që u izolua në brigjet e Japonisë, ku gati të gjithë pasagjerët u testuan për virusin, vdekshmëria në anije rezultoi të ishte nga 0,5 deri në 1%. Gjërat ndryshojnë shumë nëse marrim parasysh studimet që përdorin teste serologjike (ato që testojnë nëse njerëzit kanë zhvilluar antitrupa ndaj virusit)

Një studim i kryer mbi 919 njerëz në qytetin Gangelt në Gjermani zbuloi se 15.5% e popullsisë kanë zhvilluar antitrupa dhe se vdekshmëria ishte pra 0.28%. Sidoqoftë, studimi është përballur me kritika për numrin shumë të ulët të kampionit të ekzaminuar dhe sepse këto teste serologjike tashmë janë akuzuar si të pasakta duke dhënë një numër të madh pozitivësh falsë.Në përgjithësi testet serologjike ulin artificialisht shkallën e vdekshmërisë.

Megjithatë, në mesin e këtyre studimeve, ka një që po merr vëmendje të veçantë nga komuniteti shkencor. Bazuar në të dhënat nga testet serologjike të kryera në Gjenevë, studiuesit identifikuan një normë vdekshmërie prej 0.6% për të gjithë popullsinë, kurse në rastin e personave mbi 65 vjeç, vdekshmëria rritet në në 5.6%.

Për të patur fotografinë e plotë të asaj që ka ndodhur në muajt e fundit, dhe që po ndodh akoma në të gjithë botën, do të jetë e nevojshme të presim për një kohë të gjatë për të zbuluar të vërtetën e vdekshmërisë nga infeksioni i koronavirusit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PERFEKT NË MBROJTJE DHE NË SULM"/ Ja çfarë shkruan media italiane për Berat Djimsitin
Previous article GJESTI HEROIK/ Oficeri shqiptar në SHBA shpëton babë e bir afrikano-amerikanë

s.autor

Postime të ngjashme

PAKETË E RE E SANKSIONEVE NDAJ MOSKËS/ Si po planifikon Bashkimi Evropian t’ua mbyllë dyert ushtarëve rusë? Botë

PAKETË E RE E SANKSIONEVE NDAJ MOSKËS/ Si po planifikon Bashkimi Evropian t’ua mbyllë dyert ushtarëve rusë?

MBAHEN SOT BISEDIMET IRAN-KATAR/ Në fokus, marrëveshja me SHBA-në dhe asetet e ngrira Botë

MBAHEN SOT BISEDIMET IRAN-KATAR/ Në fokus, marrëveshja me SHBA-në dhe asetet e ngrira

"HORMUZIN E KONTROLLOJMË NE"/ SHBA dhe Irani me deklarata kontradiktore për bisedimet në Doha Botë

"HORMUZIN E KONTROLLOJMË NE"/ SHBA dhe Irani me deklarata kontradiktore për bisedimet në Doha

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT