Ekzistojnë tre lloje kryesore të koronavirusit që po infekton njerëzit në mbarë botën, thuhet në studimet e fundit.
Virusi mund të pësojë mutacione dhe të shumohet në organizma dhe sisteme të ndryshme imunitare, duke prekur shumë persona në botë.
Historia gjenetike e koronavirusit u hartua nga 24 dhjetor deri në 4 mars, duke zbuluar tre variante të dallueshme, por të lidhura ngushtë.
Studiuesit nga Universiteti i Kembrixhit zbuluan se virusi që tani shihet në Wuhan, Kinë dhe Azinë Lindore, nuk është versioni origjinal.
Tipi A i virusit, është tani më i përhapuri në Amerikë dhe Australi. Një variant tjetër, i njohur si tipi C, duke rrjedhur nga virusi i llojit B në Wuhan, është përhapur tashmë në Europë dhe Singapor.
Shkencëtarët mendojnë se virusi mund të pësojë mutacione, dhe prek sisteme të ndryshme imunitare në popullata të ndryshme, shkruan daily mail.