Në Universitetin e Korçës, studentët vijojnë mësimin normalisht. Edhe këtë të martë, auditoret janë mbushur me studentë që kanë zhvilluar mësim të rregullt.
Në të katër fakultetet e universitetit janë zhvilluar leksionet e seminaret sipas orarit të përcaktuar.
Senati akademik ka marrë vendim lidhur me ndryshimin e strukturës së vitit akademik 2018 – 2019 me qëllim zëvendësimin e tri javëve kur nuk u zhvillua mësimi për shkak të protestës së studentëve.
Orët mësimore do të zhvillohen të shtunave ndërkohë që do të shtyhet me disa ditë edhe semestri i dytë për të kryer zëvendësimin e orëve.