• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
STUDENTËT DUAN MËSIM/ Senati i kërkon dorëheqjen Mynyr Konit: Je në shkelje flagrante të ligjit
Home
Sociale

STUDENTËT DUAN MËSIM/ Senati i kërkon dorëheqjen Mynyr Konit: Je në shkelje flagrante të ligjit

24 January, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Me kërkesë të studentëve të Universitetit të Tiranës të cilëve nuk po ju mundësohet vazhdimi normal i mësimit pasi një grup studentësh të forumeve poltike të opozitës kanë uzurpuar ambjentet e disa fakulteteve, është zhvilluar sot një takim mes rektorit të UT Mynyr Koni (i cili nuk ka ndërmarrë asnjë hap për lirimin e ambjenteve siç kërkojnë studentët duke u bere palë me zaptuesit dhe lojrat politike të PD-LSI) dhe senatit akademik.

Burimet bëjnë me dije se gjatë takimit senati ka vënë me shpatulla pas murit rektorin Koni, duke i përplasur në sy faktin se është në shkelje flagrante të ligjit. Senati ka shkuar edhe më tej, ku duke mos toleruar shkeljen që po i bën ligjit Koni, ka kërkuar dorëheqjen e tij që t’i hapet rrugë vazhdimit normal të mësimit.

Ajo që është vënë re në gjithë këtë akuzë të senatit ndaj rekotorit Koni sipas burimeve, është fakti se ai ka qenë krejt i vetmuar dhe nuk ka thene asnje fjale, duke pranuar kështu shkeljet e konstatuara.

Rektori Koni, theksojnë burimet, nuk ka patur asnjë mbështetje në senat, duke treguar kështu se tanimë senati i UT kërkon dorëheqjen e rektorit Koni.

Kujtojmë se më heret studentët e fakulteteve, pas plotësimit të kërkesave të tyre nga qeveria, kanë kërkuar nga Koni me shkresë zyrtare por edhe me anë të preononcimeve në media, që të zhbllokojë ambjentet e uzurpuara nga një grup personash politik, pasi humbja e orëve të mësimit po çon në djegien e vitit akademik, që do të kishte një kosto shumë të lartë për familjet e të gjithë studentëve. Por, të gjitha kërkesat e studentëve kanë rënë në vesh të shurdhër, duke e bërë rektorin Koni pjesë të një plani ogurzi për djegien e vitit akademik për të gjithë studentët e UT-së.

Ky rast i paprecedent mesa duket ka çuar edhe senatin në këtë kërkesë ultimative për dorëheqjen e tij, pasi ata që e pësojne nga heshtja dhe mos-zhbllokimi i fakulteteve, janë studentët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHTATËZËNË NË MOSHËN 40 VJEÇ/ Këto janë vip-et që u bënë nëna pas karrierës (FOTO)
Previous article DY HERË "MAT"/ Tirana mposht Flamurtarin në Kupën e Shqipërisë

F.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË NË NDROQ/ Shoqërohen në polici 4 persona Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË NDROQ/ Shoqërohen në polici 4 persona

E PËSON KEQ/ Kërcënoi babain e gazetares për shkak të detyrës së saj, procedohet 30-vjeçari në Maliq Aktualitet

E PËSON KEQ/ Kërcënoi babain e gazetares për shkak të detyrës së saj, procedohet 30-vjeçari në Maliq

PËSOI GODITJE NË TRU NË MES TË DETIT/ 49-vjeçarja shqiptare evakuohet me helikopter nga trageti Greqi-Itali Aktualitet

PËSOI GODITJE NË TRU NË MES TË DETIT/ 49-vjeçarja shqiptare evakuohet me helikopter nga trageti Greqi-Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT