• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
Stresi martesë me Keisin? Si nisi dashuria, deri te detajet e dasmës private në ishullin Santorini (FOTO)
Home
Showbiz

Stresi martesë me Keisin? Si nisi dashuria, deri te detajet e dasmës private në ishullin Santorini (FOTO)

13 January, 2018 k.autor Lifestyle, Showbiz

Keisi është vajza nga Tirana që studion në Kanada, që duket se i ka rrëmbyer zemrën një “bad boy” si Arkimed Lushaj, i cili në muzikë njihet si Stresi. Reperi 31-vjeçar, pasi ka rrëfyer fejesën e fshehtë pas tre vitesh lidhje në distancë me partneren 10 vjet më të re, tashmë po planifikon dasmë me të.

Lajmin deri diku e dha vetë Stresi me anë të një statusi në “Instagram”, ku sipër fotos me partneren shkruante “Viti 2018, viti ynë”. Po kush është 21-vjeçarja jashtë botës së showbizit, me forma perfekte, e kuruar deri në detaje, me të cilën Stresi po planifikon ceremoni private në ishullin Santorini të Greqisë?stresi

Ajo është një nga komshiet e tij, për të cilën e ëma ia la porosi të kujdesej që të mos e ngacmonin djemtë e tjerë ngaqë është shumë e bukur dhe kështu nisi gjithçka.

I pyetur për këtë histori dhe si nisi ajo, Stresi përgjigjet: “Nisi tre vite më parë, kur, si i pari i lagjes që jam, nëna e Keisit më kërkoi që të kujdesesha për të bijën, pra, ta mbroja nga ngacmimet e djemve të tjerë. Unë, të them të drejtën, e kisha parë në lagje dhe herën e parë që e ftova në kafe, isha në tavolinë me dy shokë.

Pasi piu kafen, u çua para nesh nga tavolina dhe në atë moment unë u thashë shokëve: “Shikoni, a do e kthejë kokën nga unë, se unë nuk do e kthej”. “Po”, më thanë ata, “e ktheu, shikoje dhe ti!”. Unë nuk e pashë, sepse e dija që pas kafes do të ishte ajo që do më shkruante e para.stresi h

Dhe ashtu ndodhi. Keisi më shkroi në “Instagram”, ku më falenderoi për kafen dhe respektin që i kisha dhënë në tavolinë. Më pas, lamë një tjetër takim të nesërmen dhe kështu nisi gjithçka”.

Duke qenë se lidhja e tyre është në distancë, pasi Keisi ndjek studimet në Kanada, ai tregon: “Është vetë jeta e artistit që unë bëj, jeta e natës që mund ta bëjë të dashurën time të zemrës të mërzitet, pasi thjesht asaj mund t’i duket ndryshe nga ç’është e vërteta. Ajo është shumë xheloze dhe me të drejtë…454878

Gjithsesi, kërkesa e saj e vetme është: ”Të lutem, vetëm telefonin mos fik!”, pasi ne edhe pse në distancë fizike (duke qenë se ajo ndjek studimet në Kanada), jemi gjithë kohën në komunikim me njëritjetrin 24 orë në 24.

Për momentin e kontrollojmë njëri-tjetrin me (GPS), me të cilin jemi lidhur nga smartphonet tanë dhe shohim çdo lëvizje tonën, pra, ku shkojmë e çfarë bëjmë. Ishte ideja e saj për të instaluar GPS-in në celularët tanë dhe unë e pranova pa problem”, tregon ai.wtfdtywef

STRESI: MARTESË PRIVATE NË SANTORINI, GETOARI DHE MARINA I VETMI ÇIFT VIP NË DASMËN TONË

Por kur do t’i japë fund Stresi beqarisë dhe si do të jetë ceremonia martesore me Keisin? “Ne e kemi bërë planin tonë të ceremonisë së dasmës, që do të jetë totalisht private dhe jashtë Shqipërisë. E kemi menduar ta organizojmë në Greqi, pasi është dëshira e Keisit që ta organizojmë ceremoninë e martesës në ishullin Santorini.

Do të jetë dasmë super moderne dhe në planin tonë”. Përveç familjarëve, a do të kenë të ftuar kolegë nga muzika? “Të vetmit që do të marrin ftesë nga unë për dasmën time janë çifti Getoari Selimi dhe Marina Vjollca.

Kam rezervuar që tani ftesë për ta, pasi unë isha i vetmi reper nga Shqipëria në dasmën e tyre, ku më kishin nderuar më tavolinën më të mirë, pranë tyre.

Kështu që vetëm ata e meritojnë respektin tim”, tha ai. Por gjithmonë një artisti me shpirt të lirë është normale t’i bësh pyetjen: “A të tremb martesa?”

Ai përgjigjet: “Jo, aspak nuk më tremb martesa! Po punoj shumë në muzikë këto vite, që kur të martohem të kem realizuar disa projekte. Sa për fëmijët, ata i planifikojmë pas martese, si një çift tradicional”, përfundon ai.

E duket se dashuria ka ndikuar edhe në krijimtarinë e Stresit në muzikë, pasi për dy këngët e fundit mjaft të klikuara ai është frymëzuar nga dashuria për Keisin.

Në “Kënga Magjike 2017” ai mori kupë me këngën me titull “Sa herë e don”, në bashkëpunim me Anxhelo Koçin dhe Flor Banën. Ky bashkëpunim erdhi pas atij me titull “Më fal”, që u tha se ia dedikoi Keisit.

“Ia kushtoj këto vargje asaj, sepse pas një periudhe që je në një lidhje dashurie, vjen momenti që duhet të vendosësh disa pika mbi ‘i’ në marrëdhënien e dashurisë”, është shprehur reperi.

PANORAMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Probleme teknike, pezullohet teknologjia e vijës fatale në Francë
Previous article Familja që pengon ndërtimin e stadiumit të Chelsea, kërkon... 22 milionë euro kompensim

k.autor

Postime të ngjashme

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë Gossip

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë Gossip

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi Gossip

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT