• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“STREHOVE VRASËSIN E SHQIPTARËVE”/ A po e akuzon Thaçi-Berishën për vizitën e Arkanit me Cecën? (INTERVISTA)
Home
Intervista

“STREHOVE VRASËSIN E SHQIPTARËVE”/ A po e akuzon Thaçi-Berishën për vizitën e Arkanit me Cecën? (INTERVISTA)

4 August, 2018 F.autor Intervista, Politikë, Shqipëri

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka hedhur akuza mbi ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha, se ka strehuar vrasësin e shqiptarëve, Arkanin.

Nuk dihet nëse Thaçi per kete deklarate, i është referuar një interviste të këngëtarës Ceca publikuar disa muaj më parë.

Ceca, këngëtarja serbe, emri i vërtetë i së cilës është Svjetllana Raznatoviq, bashkëshortja e kriminelit Arkan, pohon për Gazetën Shqiptare se ka qenë me Arkanin në Shqipëri. Në janar të vitit 2000, Arkani vritet nga një pritë në hollin e një hoteli me tri yje në qendër të Beogradit.

Më pas Ceca arrestohet së bashku me 318 persona të tjerë, e akuzuar si e dyshuar kryesore që kish strehuar Milorad Lukoviqin, ish-shefi special i “Beretave të kuqe” dhe mikun e tij, Dushan Spasojeviq, të cilët i kishte strehuar në shtëpi pak para vrasjes së Gjinxhiqit, kryeministrit serb të asaj kohe. Ceca akuzohet gjithashtu se kishte ndihmuar me para familjen e një të dyshuari tjetër që ka qenë në grupin kriminal.

Në këto kushte, 50 komando me maska dhe automatikë rrethuan shtëpinë e saj pranë “FK Obilic”, Gospodara Vuvica 120, në Beograd. Policia sekuestroi një sasi të madhe pajisjesh ushtarake në shtëpinë e këngëtares. Por, ndonëse hetimet treguan se Ceca kish qenë në kontakt me dy të dyshuarit para vrasjes së Gjinxhiqit, më pas ajo lihet e lirë.

Nga intervista e dhënë për “Gazetën Shqiptare”, ja pjesa ku ajo pohon se bashkë me Arkanin e kanë vizituar Shqipërinë:

Flitet se ju keni qenë në Pogradec me Arkanin, sa e vërtetë është kjo?

Ceca: A mund të quhet vizitë ardhja në atë fshatin turistik të Tushemishtit dhe më pas një xhiro anembanë nëpër qytetin e Pogradecit, pa zbritur nga makina…? Do të më falni nëse nuk e mbaj mend datën e saktë, por ka qenë qershori i vitit 1996 dhe unë isha në Ohër me Arkanin, nën shoqërinë e një tregtari të fuqishëm nga Dibra e Maqedonisë, Petrit Hamo, por fatkeqësisht pas pak kohësh ai u vra dhe për këtë më erdhi shumë keq. Pra ishim të tre, unë, Arkani dhe ai biznesmeni nga Dibra, Petrit Hamo, që Arkani e kishte shumë mik. Ishte ideja e biznesmenit dibran Petritit, që të shkonim në Shën Naum. Më pas ai na bëri një propozim, të kalonim kufirin dhe të hanim një drekë tek fshatin i parë sapo kalon doganën. Arkani nuk deshi në fillim, por pas këmbënguljes së biznesmenit se ishte një fshat i bukur dhe gatuhej tava e atij peshkut të rrallë, koranit, ne pranuam.

Nuk patët frikë dhe si u futët në Shqipëri?

Ceca: Arkani ishte shumë i kujdesshëm në lëvizje, por më pas u bind që të përdorte një pasaportë tjetër, jo me emrin e tij të vërtetë, por me një emër tjetër; edhe unë kisha pasaportë rezervë me identitet tjetër. Lamë makinën tonë luksoze tek Manastiri i Shën Naumit dhe kaluam kufirin me një xhip të zakonshëm ‘Hundai’ me targa të Ohrit. Në fakt, i gjithë ky itinerar ishte ideja e Arkanit. E kaluam kufirin normalisht pa problem, me pasaportat me identitet tjetër dhe u futëm në Tushemisht, një fshat shumë i bukur, i futur në breg të liqenit. Dukej një fshat i pastër oriental dhe shumë i virgjër. U futëm në një lokal fare pranë kufirit, i cili kishte një hauz të madh uji me peshq. Ishte shumë bukur, dikush që shërbente, na tha të uleshim tek tavolina ku qëndronte Enver Hoxha për relaks. Atje u ulëm nën një tendë të hijezuar midis pemëve rrotull, duke pasur në këmbët tona ujin e peshqit. Kemi ngrënë një tavë me koran, që unë do ta mbaj mend gjatë. Peshku u kap në syrin tonë aty në hauz si tip pishine, dhe na i gatuan. U kënaqëm, një relaks i vërtetë! Më pas bëmë një shëtitje nëpër qytet me makinë, por pa dalë prej saj. Më thanë “ky është Pogradeci, qytet i bukur”, por m’u duk i varfër, me rrugë me gropa dhe ca ndërtesa uniformë të palyera. Më pas u larguam. Kam bërë dhe shumë fotografi tek ai lokali, që na i bënte biznesmeni nga Dibra. Pasdite u larguam. Ishte një pushim i vërtetë.

Si e investigoi ish-komisari Besnik Sana hyrjen e Arkanit në Tushemisht?

Ish-shefi i Komisariatit të policisë së Pogradecit në vitin 2002, Besnik Sana, një profesionist i vërtetë, sapo ishte emëruar në Pogradec, filloi ta investigonte këtë ngjarje që qarkullonte në Tushemisht në formën e një thashethemeje. Disa djem të rinj në Tushemisht kishin njohur Cecën, pasi ishin adhurues të muzikës serbe dhe veçanërisht të kësaj këngëtareje, pasi kanalet serbe ndiqeshin që nga vitet ’70 shumë pastër në këtë zonë, pa pasur nevojë as për antenë. Kjo thashetheme e çoi komisarin Sana që ta hetonte këtë ngjarje duke kontrolluar dokumentacionin në doganën e Tushemishtit. Një buzëmbrëmje duke pirë kafe në Tushemisht, e pyes miqësisht komisarin Besnik Sana, se deri ku kish vajtur me Arkanin dhe Cecën. Qeshi: “Mos u nxito ta botosh në gazetë, se po përpiqem të gjej fotot që do të më vijnë nga Dibra e Maqedonisë nga të afërm të Petrit Hamos, i cili ka qenë me Arkanin dhe Cecën dhe më pas do të dalë e plotë gjithçka, se kalimin këtu në doganë e kanë bërë me emra të tjerë”, – më tha ai. Por ende pa mbushur 6 muaj, komisari Besnik Sana transferohet nga Pogradeci, dhe misteri i asaj ngjarjeje më ngeli në mendje. Kjo më detyroi që ta pyesja Cecën dhe të merrja prej saj përgjigjen e mësipërme. GSH/Arkiv 2010

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPEKTAKOLAR/ ROBBEN shënon një gol FANTASTIK në stërvitje (VIDEO)
Previous article PD denoncon skemën: Si e shpëtoi Edi Rama nga VETTINGU gjyqtaren Brikena Ukperaj

F.autor

Postime të ngjashme

ARKËMORTI NË PROTESTË/ Berisha: Përsëritën 20 Shkurtin e 1991, i organizuan Ramës me simbolizma funeralin politik Politikë

ARKËMORTI NË PROTESTË/ Berisha: Përsëritën 20 Shkurtin e 1991, i organizuan Ramës me simbolizma funeralin politik

PUBLIKON PAMJET NGA PROTESTA/ Rama: ‘Arkivoli politik’ është simbol i së shkuarës dhe nuk duhet të rikthehet Breaking News

PUBLIKON PAMJET NGA PROTESTA/ Rama: ‘Arkivoli politik’ është simbol i së shkuarës dhe nuk duhet të rikthehet

AKTI NORMATIV PËR BUXHETIN 2026/ Rama: Ekonomia u rrit përtej parashikimeve, bonus për pensionistët dhe mbështetje sociale Politikë

AKTI NORMATIV PËR BUXHETIN 2026/ Rama: Ekonomia u rrit përtej parashikimeve, bonus për pensionistët dhe mbështetje sociale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT