• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STREHIMI I AFGANËVE/ SHBA-ja lavdëron Kosovën dhe Shqipërinë për gatishmërinë
Home
Politikë

STREHIMI I AFGANËVE/ SHBA-ja lavdëron Kosovën dhe Shqipërinë për gatishmërinë

16 August, 2021 s.autor Politikë

Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara kanë mirëpritur vendimin e Kosovës dhe Shqipërisë që të strehojnë përkohësisht afganët, që bashkëpunuan me forcat amerikane, teksa talibanët kanë marrë nën kontroll pothuajse tërë territorin e Afganistanit.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se Kosova i është bashkuar thirrjeve për largimin e sigurt të njerëzve nga Afganistani.

“Populli afgan meriton që të jetojë i sigurt dhe me dinjitet. Ne në komunitetin ndërkombëtar jemi të gatshëm që t’i ndihmojmë ata”, u tha në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit.

Më 15 gusht, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se më 16 korrik është kontaktuar nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, i cili ia ka përcjellë kërkesën e presidentit Joe Biden, që Kosova të strehojë përkohësisht civilët afganë, kërkesë të cilën ajo thotë se e ka pranuar “pa asnjë hezitim”.

Ndërkaq, Qeveria e Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë se janë në kontakt me autoritetet amerikane për strehimin e afganëve dhe shtuan se “gjithçka do të përmbyllet mirë”.

Ndërkaq, Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë i Senatit amerikan ka shkruar se mirëpret vendimin e Qeverisë së Shqipërisë që të strehojë afganët.

“Populli i Shqipërisë dhe njëherë i ka treguar botës se çfarë nënkupton Besa. Ju keni respektimin dhe falënderimin tonë”, thuhet në një postim në Twitter të këtij komiteti.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha më 15 gusht se i përgjigjet pozitivisht kërkesës së SHBA-së për strehimin e afganëve.

“Pa diskutim që ne nuk do të themi jo, e jo thjesht pse na e kërkojnë aleatët tanë të mëdhenj, po sepse ne jemi Shqipëria.Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright ka përgëzuar Kosovën, Shqipërinë, por edhe Maqedoninë e Veriut për gatishmërinë e tyre për të strehuar afganët, jeta e të cilëve rrezikohet nga talibanët.

“Ne duhet të fokusohemi në shtupimin e jetës së qytetarëve në Afganistan. Teksa SHBA-ja po punon në evakuimin e atyre që rrezikohen nga talibanët, unë u jam mirënjohëse Shqipërisë, Kanadasë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut që kanë ofruar strehimin e aleatëve afganë, posaçërisht të grave dhe liderëve të shoqërisë civile. Shpresoj që edhe të tjerë do ta ndjekin këtë shembull”, ka thënë ajo.

Departamenti amerikan i Shtetit ka shpallur një program të ri i cili u mundëson mijëra afganëve mundësinë të zhvendosen si refugjatë në SHBA.

Mijëra afganë që do të jenë pjesë e këtij programi duhet të barten në një shtet të tretë, dhe të presin për 12 deri në 14 muaj derisa të analizohet gjithë aplikacioni.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Afganistani i Khaled Hosseinit
Previous article NIS PËRGATITJA E VENDSTREHIMEVE PËR AFGANËT/ Do vendosen në Durrës dhe Tiranë, fillimisht do vijnë 250 persona

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKON FOTON ME MACRON/ Rama: Shqipëria, partner strategjik i Francës, e paimagjinueshme më parë! Politikë

PUBLIKON FOTON ME MACRON/ Rama: Shqipëria, partner strategjik i Francës, e paimagjinueshme më parë!

"SHQIPTARËT NUK FRYMËZOHEN MË NGA JU"/ Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Akti juaj i fundit politik duhet të jetë dorëheqja Breaking News

"SHQIPTARËT NUK FRYMËZOHEN MË NGA JU"/ Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Akti juaj i fundit politik duhet të jetë dorëheqja

"UNË NUK JAM KUMBAR..."/ Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë Politikë

"UNË NUK JAM KUMBAR..."/ Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT