Sa e rrallë aq edhe e bukur. Kjo foto është shkrepur në Urën Vajgurore, dhe duket se personi që e ka bërë ka arritur ta realizojë në mënyrë përfektë.
Ndryshe nga Berati dhe stili i tij, ky qytet i “ri” duket se po kërkon një mënyrë për të tërhequr turistët.
E nëse vijojnë me këtë ritëm, dita kur do e arrijnë është e afërt. Ky koncept sa modern aq edhe i guximshëm mund të jetë zgjidhja më e mirë, pasi edhe vetë turistët kanë mbetur të mrekulluar.
Vlen të permendet se artisti që i ka bërë është WD nën kurimin e piktorit Helidon Haliti.
/AlpeNews.al