• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STRATEGJIA E BE/ Fleckenstein: Të hapen negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë (VIDEO)
Home
Shqipëri

STRATEGJIA E BE/ Fleckenstein: Të hapen negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë (VIDEO)

7 February, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Parlamenti Europian ka diskutuar në seancë plenare strategjinë e Komisionit Europian për zgjerimin e Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit.

Raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, kërkoi hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë këtë vit.

“Ne e mirëpresim këtë strategji, pasi ajo injekton dinamizëm dhe përmes saj i dërgojmë një sinjal miqve tonë në Ballkan, se ne jemi seriozë. Strategjisë nuk i mungojnë vullneti i mirë dhe fjalët e mira, por aty mungon shpejtësia e avancimit të procesit. Sigurisht që duhen hapur më shumë kapituj me Serbinë dhe Malin e Zi, por ne duam të hapin negociata me Shqipërinë dhe Maqedoninë këtë vit. Shqipëria ka bërë progres, po ashtu edhe Maqedonia dhe ne nuk duhet të impresionohemi nga nacionalistët në Selanik, Shkup apo Bruksel.”

Ndërsa eurodeputeti Eduard Kukan, tha: “Lidhur me mosmarrëveshjet bilaterale, Bashkimi Europian ndihmojë për t’i zgjidhur këto çështje dhe duhet të gjejë mekanizmat e duhur për t’i dhënë fund këtyre mosmarrëveshjeve para anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në BE. Parlamenti Europian ka luajtur një rol të rëndësishëm për zgjedhjen e krizave politike në këto vende”.

Strategjia e zgjerimit është mirëpritur nga të gjithë grupimet kryesore politike, por nuk ka munguar skepticizmi i europianëve për zgjerimet e ardhshme të Bashkimit Europian.

“Hyrja e vendeve të Ballkanit në BE do të varet nga situata në secilin vend dhe kushtet duhet të përmbushen të gjitha. Shteti ligjor, lufta kundër korrupsionit dhe pavarësia e mediave janë në qendër të vëmendjes”, tha eurodeputeti David Mc Allister.

“Strategjia është hapi i duhur në drejtimin e duhur. Ne duhet të bëjmë më shume sesa vetëm fjalë dhe ajo që nevojitet është që kjo të reflektohet në perspektivat financiare të Bashkimit Europian, Duhen më shumë insiativa dhe më shumë investime në Ballkan”, tha eurodeputeti Viktor Bostinaru.

Ndërsa eurodeputeti Charles Tannock tha: “2025 është një perspektivë e mirëpritur, por nuk mund të injorojmë skepticizmin e qytetarëve në disa shtete anëtare për zgjerimin e ardhshëm të BE-së kryesisht për çështjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Madje mund të kemi edhe një referendum në Francë për këtë.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E akuzuan për plagjiaturë: Producentët e Sanremo-s jepin vendimin për Ermal Metën
Previous article Shuma marramendëse që duhet t’i paguajë Chelsea Conte-s në rast shkarkimi

F.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT