Dukesha e Sussex Meghan Markle është shfaqur këtë të enjte në një event e veshur me fustan të zi si dhe këpucë klasike në ngjyrë nudë.
Ishin pikërisht këpucët e saj, të bollshme, ku vihej re hapsirë shtesë në pjesët anësore të këpucës dhe mbrapa saj, ato të cilat bënë që të përfolet shumë në media.
Stilisti Lucas Armitage pohon se kjo është një strategji që përdoret nga shumë gra shtatzëna duke zgjedhur një numër shumë të madh, pasi këmbët priren të fryhen gjatë shtatzënisë.
Kjo për shkak se ënjtja e këmbëve është një efekt anësor i shtatzënisë, shkaktuar nga akumulimi i lëngjeve në inde por mos të harrojmë që femrat shtatëzëna prodhojnë rreth 50 përqind më shumë gjak dhe lëngje në funksion të fëmijës.
Stili i ri i flokëve të Meghan, që ne e quajmë ”topuz” përkon me një javë të zënë të angazhimeve mbretërore dhe një ekspert ii kësja fushe është shprehur se ky është modeli ideal për dukeshën pasi ajo nuk duhet ta lajë flokun shumë shpesh, aq më tepër në qoft se e ka të dobët.
Theksojmë që këtë stil flokësh nuk e kemi parë më përapa tek Meghan.
Rikujtojmë që të premten ajo do të udhëtojë për në Bristol për një aktivitet të përbashkët së bashku me bashkëshortin e saj Princi Harry.









