SHBA i ka dhuruar Shqipërisë 29 makina të blinduara. Mjetet u janë dorëzuar Forcave të Armatosura nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
“Jemi këtu për të festuar dorëzimin e 29 Automjeteve Ushtarake të Lëvizshmërisë së Lartë, ose ‘Humvee’, për Forcat e Armatosura Shqiptare
Këto automjete të reja do të përmirësojnë menjëherë aftësitë e forcave tokësore shqiptare në një moment kritik.
Ky dhurim është gjithashtu vendimtar, sepse jemi në përgatitjet e fundit për një ngjarje historike. Stërvitja ‘Defender 21’. ‘Defender 21’ është një stërvitje ushtarake shumëkombëshe, e cila do të ndodhë në Shqipëri këtë verë dhe Shqipëria është zgjedhur për të mikpritur një aspekt të rëndësishëm të stërvitjes.
Kjo do të jetë stërvitja më e madhe ushtarake ndonjëherë në Evropën Juglindore dhe sigurisht do të tregojë rëndësinë e Shqipërisë në rajon. Në mënyrë të veçantë, presim me kënaqësi t’i shohim këto automjete të marrin pjesë në këtë ngjarje premierë trajnimi”, deklaroi ambasadorja Yuri Kim në ceremoninë për dhurimin e mjeteve Humvee për Forcat e Armatosura Shqiptare.







