• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
STEM, programi i gjeneratës digjitale shpall fituesit e saj tëparë
Home
Sociale

STEM, programi i gjeneratës digjitale shpall fituesit e saj tëparë

14 June, 2022 F.autor Aktualitet, Sociale

STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Matematikë), programi i gjeneratës së re digjitale në Shqipëri, aplikimi i të cilit nisi vetëm pak muaj më parë, pas nënshkrimit të memorandumit tëbashkëpunimit mes Fondacionit Vodafone Albania dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ka nisur aplikimin me trajnimin e nxënësve të moshës 12– 14 vjeç dhe mësuesëve në12 shkolla të vendit.

Faza e parë e këtij projekti u finalizua sot në një event që u organizua në mjediset e Tirana European Youth Capital, ku u prezantuan dhe u vlerësuan me çmime projektet koduese më tëmira. Ishin të pranishëm pjesëmarrësit në trajnime, nga të 12 shkollat, përfaqësues të Fondacionit Vodafone Albania, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, organizatës SciCo dhe partnerë të tjerë të STEM.

Faza e parë e projektit “Generation Next” është zhvilluar me metodologjinë STEM, sikurse është përcaktuar në memorandumin e bashkëpunimit, për rreth 250 nxënës dhe mësuesit e tyre, në një interval kohe prej dy muaj e gjysmë.

Në fazën e konkurrimit u paraqitën 51 projekte të realizuara nganxënësit, prej të cilave 39 ishin Arduino dhe 12 app inventor. Nëfazën finale të konkurrimit u përzgjodhën 10 projektet më tëmira nga juria, e cila përbëhej nga Admir Malaj, CEO i Alpha Plan NGO/Code for Albania, Hilda Helga Laszlo, Drejtore e IT-së në Vodafone Albania, Majlinda Mehmetaj, përfaqësuese e Ministrisë së Arsimit, Gerti Boshnjaku, CEO i Albania Tech, Theo Anagnostopoulos, president i SciCo NGO.

Projektet e realizuara ishin të gjitha zgjidhje të mirëmenduara teknologjike për të përmirësuar, lehtësuar apo bërë më të sigurtë jetën në komunitet. Fëmijët kishin realizuar produkte që iu vijnë në ndihmë njerëzve me aftësi të kufizuara, që promovojnëagroturizmin apo e bëjnë më të sigurtë ambientin shkollor. Madje projekti që meritoi çmimin e parë, realizuar nga nxënësit e shkollës “Sulë Harri” në Elbasan, titullohej pikërisht “Shkolla që duam”, ku përmes kodimit, shkolla mund të bëhet një ambient më i sigurtë. Çmimi i dytë shkoi përsëri për një tjetër grup nxënësish nga shkolla “Sulë Harri” në Elbasan dhe çmimi i tretë për shkollën “Neim Babameto” në Durrës.

Mësuesja Valentina Ismaili, mentorja e grupeve fituese të vendit të parë e të dytë, u shpreh se: “Nëpërmjet këtyre projekteve që realizuam, kuptuam se është teknologjia ajo që u jep zgjidhje shumë problemeve në jetë.”

Drejtoresha e Përgjithshme e Vodafone Albania, Katia Stathaki, u shpreh entuziaste për aftësitë digjitale të nxënëse në moshë kaq të re. “Si CEO e një kompanie teknologjie jam shumë e lumtur të shikoj se kemi arritur të nxisim ide smart në mendjen e gjeneratës së re. 10 vjet nga sot, shpresoj t’ju shikoj të dilni nëtitujt e lajmeve, si emra të mëdhenj në fushën e kodimit.”  

E pranishme në këtë event, Ministrja e Arsimit Evis Kushi, u shpreh se: “Nuk e mendoja që në një përiudhë kaq të shkurtër, rezultatet e këtij projekti do të ishin kaq domethënëse dhe nxënësit do të ishin kaq të përfshirë, bashkë me mësuesit. Kemi plan që edhe vitin e ardhshëm, jo vetëm në 12 shkolla, por edhe në 30 shkolla, deri në fund të projektit, në fund të tre viteve, të kemi gjithsej 60 shkolla.”

Ndërsa presidenti i SciCo NGO, Theo Anagnostopoulos, iu referua të rinjve si e ardhmja e Generation Next. “Përgjatë këtij udhëtimi, ju i dhatë zgjidhje disa problemeve sociale nëpërmjet STEM, duke plotësuar kështu fazën pilot të këtij projekti, që shpresoj ta keni shijuar.”

STEM financohet nga Fondacioni Vodafone Group, si pjesë e agjendës strategjike për aftësimin digjital në Evropë (duke investuar 40 milionë euro në tregjet evropiane) dhe që do të shtrihet edhe përgjatë 3 viteve të ardhshme. Aftësimi digjital është pjesë e objektivave të Vodafone. Kohët po ndryshojnë, studentët po ndryshojnë dhe është thelbësore që sektori i arsimit të ecë në një hap me revolucionin e 4-rt industrial që po vjen, pra revolucionin teknologjik. Bashkimi Evropian po jep 3 miliardë euro fonde, pra 3 miliard euro nga 9 në total të paketës së destinuar për digjitalizimin e Ballkanit Perëndimor. Vodafone Albania është e para kompani private së cilës i lejohet të aprovojë një kurrikulum në sistemin e arsimit publik në Shqipëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SUNNY HILL" NË TIRANË/ Veliaj: Në gëzime e sfida shqiptarët do jenë gjithmonë bashkë. E njëjta datë...
Previous article TRONDITËSE/ Nëna shqiptare vret djalin e saj dy vjeçar në Spanjë

F.autor

Postime të ngjashme

SHERRI NË BURGUN E FIERIT/ Plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim Aktualitet

SHERRI NË BURGUN E FIERIT/ Plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim

DETAJET/ Eksploziv në dyert e dyqanit dhe lokalit të Noizy-t? Policia nis hetimet Aktualitet

DETAJET/ Eksploziv në dyert e dyqanit dhe lokalit të Noizy-t? Policia nis hetimet

PARANDALOHET NGJARJA E RËNDË/ Tentoi të vriste 38-vjeçarin në Spille pas sherrit, arrestohet i riu Aktualitet

PARANDALOHET NGJARJA E RËNDË/ Tentoi të vriste 38-vjeçarin në Spille pas sherrit, arrestohet i riu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT