Profesori i njohur Ethem Ruka ka analizuar situatën në të cilën ndodhemi për shkak të pandemisë Covid.
Ndonëse kurba e rasteve të reja vijon të jetë e ulët Ruka thotë se kjo situatë nuk është aspak për të thënë ia hodhëm.
“Ende nuk ja kemi hedhur. SARS COV-2 është duke qarkulluar mes nesh. Çdo përgjumje e vëmendjes mund të bëhet shkak për një shpërthim të ri infektimesh. Kujdes”, shkruan profesori Ruka.
Shkruan Ethem Ruka: 4 MAJ 2020: SITUATA E COVID -19 NE VENDIN TONE
Sot 1% me shume te sheruar dhe 1% me pak te semure aktive. Mire, por mund te jete edhe me mire.
Me mire do te thote qe përmirësimin te eci me 2% deri ne 3% ne dite.
Kjo situate nuk eshte aspak per te thene ja hodhem. Ende nuk ja kemi hedhur. SARS COV-2 eshte duke qarkulluar mes nesh. Cdo pergjumje e vemendjes mund te behet shkak per nje shperthim te ri infektimesh. KUJDES!
PS: Gafiku me shtylla tregon rastet ditore te infektimeve nga 9 mars deri me 4 prill. Numrat e bardhe brenda katroreve te kuq tregojne numrin e rasteve te infektuara.




