• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STATISTIKAT/  Ja fjalët që po kërkohen më shumë tani në internet
Home
Teknologji

STATISTIKAT/ Ja fjalët që po kërkohen më shumë tani në internet

27 March, 2020 F.autor Jetë, Teknologji

Në kohëra të frikshme njerëzit dëshpërimisht kontrollojnë për burime të besuara informacioni si shkencëtarët dhe autoritetet publike, si përshembull po ndodh tani në pandeminë e koronavirusit.

Por ata gjithashtu i besojnë dhe një fronti pakëz më të dukshëm autoriteti. Tradicionalisht fjalorët kanë ofruar ngushëllim e mbështetje në situata ku saktësia ka qenë esenciale për zgjidhje konfliktesh apo këndvështrimesh të ndryshme.

Fjalorët sot janë me shumicë online. Fjalorët më të mirë të sotshëm jo veçse janë më të mirë se më përpara por ata gjithashtu u ofrojnë leksikografëve një ide të përafërt se çfarë kanë në mendje njerëzit.

Merriam-Webster një prej fjalorëve më të famshëm në SHBA, për vite me radhë ka dhënë informacione dhe për fjalët që janë kërkuar më së shumti në periudha të ndryshme. Këtë kohë pandemie njerëzit kanë kërkuar fjalë si coronavirus e cila sipas Merriam Webster është kërkuar me 1,100,000% më shumë se krahasuar me një vit më parë. Gjithashtu fjalë të tjera si “epidemi”, “pandemi”, “karantinë” dhe “vetizolim”, i kanë ndihmuar shikuesit e ndryshëm të këtyre statistikave mbi kërkimet e fjalëve, të kuptojnë ecurinë e këtij trendi.

Disa fjalë të tjera që patën një hov në kërkimet e sajtit të fjalorit online Merriam-Webster në shkurt teksa qeveria amerikane po niste të vepronte, ishin ato si “drakonian” (draconian), “izolim” (lockdown), dhe “triazh” (triage). Fjalë tjetër që pati hov në kërkimet e sajtit ishte dhe “Martial Law” pas përmendjes së saj nga një postim në Twitter nga senatori Marco Rubio (kjo si frazë nënkupton ligjin ushtarak që hyn në fuqi në situata të jashtëzakonshme dhe qeverisja normale pushon së funksionuari)

Interesant është fakti se njerëzit në këtë fjalor kontrollojnë dhe fjalë të zakonshme si “cancel” e kjo se mbase duan të dinë nëse format e fjalës cancel si “cancelling” kanë një L apo dy. (Përgjigja?: Në ShBA përdoret me një L ndërsa në Angli, Kanada dhe shumë vende të tjera anglisht-folëse përdoret me dy L).

Gjithashtu ka pasur hove kërkimesh dhe për fjalë si “besim” (trust) e “stres” (stress). Peter Sokolowski i Merriam-Webster shprehet se është e vështirë ta dimë pse. Por ai aludon se mbase në situata urgjente nevoja për t’u dhënë një kuptim konkret fjalëve abstrakte është shumë e madhe. (The Economist)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDIHMA FAMILJEVE NË NEVOJË/ Rama ndan videon dhe thumbon komentuesit: Kush ushqen ajfonin, mos i harxhojë bateritë për …
Previous article I PËRGJIGJET SHBA/ Albin Kurti: Dialogun me Serbinë duhet ta drejtojë kryeministri, jo Hashim Thaçi

F.autor

Postime të ngjashme

PASURIA E TIJ SHËNON REKORD HISTORIK/ Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë Teknologji

PASURIA E TIJ SHËNON REKORD HISTORIK/ Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit Jetë

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT