• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
STATISTIKAT E INSTAT: Shoferët me shumë përvojë kryejnë shumicën e aksidenteve rrugore me viktima dhe të plagosur
Home
Aktualitet
Kronikë

STATISTIKAT E INSTAT: Shoferët me shumë përvojë kryejnë shumicën e aksidenteve rrugore me viktima dhe të plagosur

8 August, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Shumica e aksidenteve rrugore që shkaktojnë plagosje dhe humbje jetë kryhen nga shoferët me përvojë në drejtim e mjetit.

Sipas të dhënave të INSTAT grupi i shoferëve me përvojën më të madhe, mbi 9 vjet zotërimi leje drejtimi, përbën pjesën më të madhe të aksidenteve me 925 të plagosur në 2024, nga 632 në 2023, teksa viktimat kanë rënë lehtë, nga 82 në 2023 në 73 në 2024.

Kjo kategori e drejtuesve të mjeteve shkaktoi 44 për qind të plagosjeve në aksidentet rrugore gjatë vitit të kaluar dhe 42 për qind të viktimave.

Të dhënat më të fundit mbi aksidentet rrugore në Shqipëri tregojnë një rritje të ndjeshme të numrit të të plagosurve dhe të vdekurve për vitin 2024, sidomos në rastet kur drejtuesit janë pa leje drejtimi, të mitur apo janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Në kategorinë “Pa leje drejtimi”, në vitin 2024 u regjistruan 99 të plagosur, një rritje me 29% krahasuar me vitin 2023 (77 të plagosur). Numri i të vdekurve në këtë kategori u rrit nga 12 në vitin 2023 në 20 në 2024, një rritje prej 66.6%, duke treguar një përkeqësim në pasojat e shkaktuara nga personat që drejtojnë pa leje drejtimi.

Ndërkohë, një tjetër grup shqetësues janë drejtuesit nën moshën 18 vjeç, përkatësisht në grup-moshën 0-3 vjet përvojë drejtimi, që zakonisht përfshin edhe drejtuesit e mitur. Në vitin 2024, ata shkaktuan 391 të plagosur (nga 284 në 2023), me një rritje mbi 37%, ndërkohë që numri i viktimave mbeti thuajse i njëjtë nga 36 në 2023, dhe 35 në 2024.

Për grup-moshat me 3–6 vjet përvojë drejtimi, shifrat janë disi më të stabilizuara, nga 236 të plagosur në 2023, në 300 në 2024, ndërsa viktimat ranë nga 25 në 18. Në të njëjtën kohë, drejtuesit me 6–9 vjet përvojë drejtimi shkaktuan 326 të plagosur në 2024, një rritje krahasuar me 277 në 2023, por me një ulje të viktimave nga 34 në 24.

Një tjetër shifër shqetësuese është rritja e rasteve kur drejtuesit janë larguar nga vendi i ngjarjes, pas një aksidenti. Nga 33 të plagosur dhe 3 viktima në 2023, në 39 të plagosur dhe 5 viktima në 2024.

Të dhëna sinjalizojnë se ka rënë vëmendja  për kontrolle më të forta policore, ndëshkime më të rënda për drejtimin pa leje si për drejtuesit e papërgjegjshëm.

Aksidentet rrugore janë ende një shkaktar i madh i vdekjeve sidomos në grup-mosha e reja dhe dëmtimin e rënde te një pjesë tjetër që kërkon kujdes shëndetësor gjithë jetën./ Monitor

tvd

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRKOI ZBUTJEN E MASËS/ Përfundon seanca ndaj ish presidentit Meta, gjyqtari shpall mos kompetencën
Previous article EMRI/ Kultivoi bimë narkotike Cannabis Sativa, arrestohet 58-vjeçari

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT