• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
STATISTIKAT E BSH/ Kursimet e individëve bien me 310 mln euro, depozitat mujore rriten nga bizneset
Home
Ekonomi
Portret

STATISTIKAT E BSH/ Kursimet e individëve bien me 310 mln euro, depozitat mujore rriten nga bizneset

30 August, 2018 k.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Depozitat në sistemin bankar kanë shënuar rritje në korrik për të dytin muaj radhazi, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.

Stoku i kursimeve në ekonomi arriti në 976 miliardë lekë në korrik, me një rritje prej 0.3% në bazë mujore (ose +2.7 miliardë lekë), e ndikuar nga monedha vendase. Rritja në korrik ka ardhur pothuajse tërësisht nga shtimi i kursimeve të korporatave financiare dhe jo financiare në lekë (përkatësisht me 46% dhe 6%).

Ndërsa, kursimtarët kanë vijuar që të tërheqin kursimet në lekë, një tendencë kjo që po konstatohet prej 5 vitesh, si rrjedhojëe politikës lehtësuese monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë, që ka ulur normën bazë gradualisht, duke e zbritur aktualisht në minimumet historike prej 1.25%. ulja e normës bazë është shoqëruar dhe me kthim të ulët nga depozitat, që ka zbritur në rreth 1% për kursimet vjetore (nga rreth 2% që është inflacioni mesatar vjetor). Në korrik kursimet me afat të individëve në lekë ranë me 2.5 miliardë lekë.

Në të kundërt, individët i janë rikthyer preferencës në euro, duke i lënë ato kryesisht në llogari rrjedhëse (+ 2 miliardë lekë në korrik).

Me bazë vjetore (korrik 2018/korrik 2017), depozitat në total janë tkurrur me 1.8%. Kjo rënie ka ardhur pothuajse tërësisht nga reduktimi i depozitave me afat të individëve si në lekë ashtu dhe në valutë. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, depozitat me afat në lekë dhe në valutë të individëve kanë rënë me 41 miliardë lekë, ose gati 310 milionë euro në një vit (60% e rënies ka ardhur nga monedha vendase dhe pjesa tjetër nga valuta.

Në fund të muajit korrik, depozitat në valutë përbënin 52.7% të totalit, nga 52.4% në të njëjtin muj 2017, duke shfaqur një tendencë rritëse, pavarësisht stategjisë së Bankës së Shqipërisë për të ulur nivelin e euroizimit në ekonomi. /Monitor/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËFEHET "PERANDORI"/ ALKOOL, FEMRA dhe… sekreti që ka mbajtur INTERI
Previous article MISIONI I FA NË KABUL/ Ministrja Xhaçka: Ja trajnimi që marrin snajperat e komandove afgane (FOTOT)

k.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri Ekonomi

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet Ekonomi

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT