• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
STARTON #YOUARECREDINS3
Home
Ekonomi

STARTON #YOUARECREDINS3

22 June, 2021 F.autor Ekonomi

Banka Credins lançon për të tretin vit programin #YOUARECREDINS3, një mundësi fantastike për çdo student të sapo diplomuar në degët: Ekonomi, Informatikë, Drejtësi dhe Gazetari ekonomike.

Edukimi është mundësia më e mire qe i jepet kujtdo nga ne për t’i dhënë brezit të ri një dhuratë të pazëvendësueshme, pasi nëpërmjet edukimit, ne zhvillohemi si shoqëri edhe ecim përpara gjithnjë e më të avancuar. Këtë synojmë te arrijmë ne Credins bank nëpërmjet ketij programi.

Programi #YOUARECREDINS u ofron shumë të rinjve të talentuar mundësinë për të mësuar më shumë informacione mbi industrinë bankare si dhe të avancojnë ne sektorin specifik në të cilin janë te interesuar.

Youarecredins 1

Ky program është një ndërthurje shumë e mirë e teorisë dhe praktikës nga mentorët më të mirë të Credins Bank dhe nga trajnues të jashtëm të mirënjohur të cilët do kontribuojnë në edukimin dhe aftësitë profesionale që i duhet një punonjësi të ri për të filluar karrierën e tyre në një nga institucionet financiare më të mira në vend. Pas një trajnimi disa mujor, studentëve më të talentuar do t’i ofrohet mundësia e punësimit në Credins Bank, sot një nga 2 bankat më të mëdha në tregun bankar Shqiptar.

 

Youarecredins 2

Credins bank ka në fokus të vazhdueshëm edukimin dhe punësimin e brezit të ardhshëm si dhe t’i mbështesë ata në ëndrrat, karrierën dhe talentet e tyre. Jemi të bindur se duke u dhënë mundësitë e duhura të rinjve sot do të jemi dëshmitarë të një të ardhmeje më të bukur, më inovative edhe më të avancuar. Duam t’a ofrojmë këtë mundësi tek sa më shumë të rinj, ndaj pas suksesit të hapjes së bankës tonë në Kosovë, këtë vit kemi vendosur të gjendemi edhe aty me #YOUARECREDINS1. Në këtë mënyrë zbulojmë akoma dhe më shumë talente dhe të rinj me aftësi të veçanta e plot ambicie që do t’i bashkohen kësaj iniciative të re dhe të bukur në Kosovë.

Do të jetë një investim shume i mirë për këdo që është i/e apasionuar ndaj sektorit bankar, ndaj ftojmë të gjithë të interesuarit të aplikojnë deri me datë 10 Korrik 2021 tek faqja zyrtare e Credins bank.

Jemi të bindur se kjo iniciativë do të vazhdojë të ketë impaktin e saj pozitiv jo vetëm tek bankierët e së ardhmes por dhe në shoqërinë shqiptare. Krenarë për punën qe kemi nisur me të rinjtë sepse besojmë ne suksesin dhe potencialin e tyre.

Banka Credins operon prej më shumë se 18 vitesh në tregun bankar shqiptar. Sot është një nga 2 bankat kryesore në treg përsa i takon totalit të portofolit të kredisë dhe totalit të depozitave dhe aseteve. E krijuar në Mars 2003 si banka e parë me kapital shqiptar, Credins vazhdon ti qëndrojë besnike misionit të saj për të qënë zgjedhja numër një për shqiptarët dhe hapësirën shqipfolëse. Më shumë se 360,000 klientë kanë ndërtuar një marrëdhënie të konsoliduar me bankën Credins për shumë shërbime e produkte bankare të cilat mbulojnë 360° nevojat e tyre. Banka Credins numëron 57 degë me shtrirje në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë dhe mbi 950 punonjës.

Prej vitesh, Banka Credins ndjek një politikë aktive të përgjegjësisë sociale, duke mbështetur mjaft nisma në fushën e arsimit, shëndetësisë, mjedisit, inovacionit, luftës ndaj varfërisë etj., me një kontribut thelbësor në zhvillimin e komunitetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS 16 VITESH PRITJE/ Superiores i shtohet një tjetër stadium i ri, pas Kukësit do luajë në shtëpi edhe… (VIDEO)
Previous article SFIDA NDAJ ITALISË PËR "EURO 2020"/ Ylli i Real Madrid tremb "Azzurrët": Ne jemi këtu për të ëndërruar dhe...

F.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025 Ekonomi

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT