Pas mbërritjes me helikopter nga Maqedonia ku ish ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga ka pësuar sot goditje në hyrje të doganës së Qafë Thanës, gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.
Lajmi konfirmohet për Alpenews.al nga burimet spitalore të repartit të reanimacionit ose siç njohet ndryshe “Stroke unit”.
Hajdaraga është shtruar në spitalin Nr. 5 në Tiranë dhe mbahet nën kujdesin e shefes së Shërbimit të këtij sptiali Prof. Mira Rakacolli dhe ndiqet nga afër nga doktoresha Entela Basha.
Fillimisht u mendua se ish deputeti socialist dhe ish ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga pësoi një goditje kardiake, por më pas, gjatë një konsulte më të specializuar nga mjekët e spitalit të Ohrit fillimisht e më pas pas sjelljes me helikopter në Tiranë ata të QSUT, dolën në konkluzionin se mund të ketë pësuar një ishemi celebrale.
Gjithësesi z. Hajdaraga po mbahet nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve dhe brenda repartit ku ai ndodhet aktualisht lejohen vetëm familjarët më të afërt. Pritet që sëshpejti të ketë një konsultë më të thelluar me grup mjekësh për të përcaktuar diagnozën përfundimtare dhe regjimin e trajtimit dhe kontrollit në vijimësi për të parandaluar çdo të papritur.
Përgatiti: Alpenews.al


