• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SQARON TAKIMIN ME ÇIM PEKËN/ Pacolli: Bukëshkalët do të përballen me drejtësinë, nuk folëm për…
Home
Aktualitet
Kronikë

SQARON TAKIMIN ME ÇIM PEKËN/ Pacolli: Bukëshkalët do të përballen me drejtësinë, nuk folëm për…

19 October, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një ditë pas postimit të, i cili i vajti në takim një ditë më parë, biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar për të sqaruar natyrën e bisedës dhe për të hedhur poshtë çdo aludim politik.

Në një reagim në rrjetet sociale, Pacolli thekson se takimi me Çim Pekën ishte krejtësisht miqësor dhe pa asnjë lidhje me çështje qeveritare apo politike.

Ai shton se gjatë bisedës me Pekën është folur për fushatën “denigruese e mirë të orkestruar kundër meje” dhe për origjinën e saj, ndërsa një pjesë e diskutimit lidhej me projektin e aeroportit të Vlorës. “Diskutuam edhe për kontratën e kredisë për financimin e punimeve të papërfunduara në aeroportin e Vlorës, financim që është realizuar 100% me kolateralet e mia personale dhe me asetet e kompanisë sime,” sqaroi ai, duke shprehur keqardhje për mënyrën si disa media e kanë interpretuar këtë çështje.

Pacolli thekson gjithashtu se nuk ka pasur asnjë koment për Kryeministrin apo politikat e qeverisë, duke nënvizuar se “fushata e ndërmarrë nga disa dashakeqë e bukëshkalë, të cilët do të përballen me drejtësinë, është e bazuar në shpifje dhe keqdashje”.

“Sot pashë një postim nga Çim Peka. Çimi është një mik i imi i vjetër. Me të kam pasur komunikim dhe respekt të ndërsjellë — jemi takuar disa herë dhe më ka vizituar, ashtu si çdo mysafir tjetër. Edhe dje më trokiti në derë si mysafir, por kurrsesi në rolin e gazetarit apo drejtuesit të ndonjë media; ishte thjesht një vizitë miqësore, ashtu si e do tradita.
Natyrisht, biseda mes miqve është e pashmangshme dhe folëm për shumë tema, përfshirë edhe fushatën denigruese, të mirë të orkestruar kundër meje, dhe për zanafillën e saj. Diskutuam edhe për aeroportin, përfshirë dhe per kontratën e kredisë për financimin ndër të tjera të punimeve të papërfunduara në aeroportin e Vlorës, financim i cili është realizuar 100% me kolateralet e mia personale dhe me asetet e kompanisë sime; financim që, fatkeqësisht disa media, shpresoj nga padija, apo qellimshem i kanë dhënë interpretime absurde.
Me z. Peka folëm dhe për shumë gjëra të tjera, por ndonëse fushata e ndërmarrë nga disa dashakeq bukëshkalë qe do të përballen me drejtësinë patjetër mund të klasifikohet si histori filmash serial, asnjëherë nuk folëm apo komentuam për Kryeministrin, institucionin e tij apo politikat qeveritare.” – shkruan Pacolli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA/ Pentagoni sulmon një anije që trafikonte drogë, për pasojë mbeten të vrarë tre persona
Previous article ZGJEDHJET NË MAQEDONINË E VERIUT/ Pjesëmarrja deri në orën 17:00 është 40%

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT