• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SPUTNIK” zbulon planin e Merkelit për Kosovën: Ta bëjmë si Palestina dhe Vatikani në OKB (FOTO)
Home
Rajon

“SPUTNIK” zbulon planin e Merkelit për Kosovën: Ta bëjmë si Palestina dhe Vatikani në OKB (FOTO)

22 March, 2018 F.autor Rajon

Për miratimin e Demarkacionit të Kosovës ka reaguar edhe portali i Kremlinit “Sputnik”  me një paralajmërim të një konçensioni ndaj serbëve por edhe për një fitore për Prishtinën.

Media ruse shkruan se Gjermania i ka kërkuar Prishtinës që menjëherë të miratojë Zajednicën, ndërsa Beogradit i kërkon që të pranojë statusin e vëzhguesit të Kosovës në OKB.

Sipas “Sputnik” Berlini ka bindur Brukselin që ta vendosë pranimin e Kosovës në OKB, si pjesë e axhendës Prishtinë-Beograd.

“Perëndimi ka vendosur qartazi të zgjidhë çështjen e Kosovës deri në fund të vitit dhe Gjermania ka urdhëruar Beogradin që të mos kundërshtojë hyrjen e Kosovës në OKB. Si fillim, si anëtar me të drejta vetëm vëzhgimi dhe pastaj me të drejta të plota”

Sputnik i referohet ndërkaq disa qarqeve politike në Beograd, sipas të cilave këtë propozim do ta bëjë ministri i ri i Jashtëm Gjerman, Heiko Maas, i cili sot viziton Beogradin.

Kjo vizitë bëhet një ditë para takimit të Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiç në Bruksel. Sputnik shkruan se Berlini nuk e fsheh qëllimin e tij për të patur një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme midis Beogradit dhe Prishtinës të nënshkruar deri në fund të vitit, dhe shton se Gjermania e ka harmonizuar këtë nismë me SHBA-në, e cila ka qenë veçanërisht aktive kohët e fundit kur ajo vjen në Kosovë.  

Plani që do të ofrojnë gjermanët është modeluar duke ndjekur shembullin e Palestinës, e cila fitoi të njëjtin status në OKB në 2012, ndërsa do të bëhet anëtare e plotë sapo të arrihet një marrëveshje paqeje me Izraelin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U futën në fushë dhe ndërprenë takimin, klubi anglez dënon përjetë tifozët
Previous article Kombëtarja kuqezi surprizon djaloshin me aftësi të kufizuara

F.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT