• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Sputnik” i Moskës paralajmëron skenar apokaliptik në Maqedoni pas zyrtarizimit të shqipes: Po zbatohet platforma e Ramës…
Home
Rajon

“Sputnik” i Moskës paralajmëron skenar apokaliptik në Maqedoni pas zyrtarizimit të shqipes: Po zbatohet platforma e Ramës…

16 March, 2018 Redaktor2 Rajon

Miratimi i ligjit për gjuhën shqipe nga Parlamenti i Maqedonisë ndez reagimin e rusëve nëpërmjet medias së fuqishme të Kremlinit, Sputnik.

Në një koment të ashpër të publikuar në ballinë, portali i Kremlinit thekson se “Shqiptarët fshehin dorën pasi kanë sulmuar maqedonasit”.

Edi Rama është sërish shënjestër e medias shtetërore të Moskës.

Brankica Ristiç, e përhershmja e artikujve-sulme thekson se ligji për gjuhën shqipe është një “agresion” ndaj Kushtetutës së Maqedonisë dhe akuzon kreun e Parlamentit, Talat Xhaferri se ka shkelur me të dyja këmbët rregulloren.

Madje Sputnik shkon edhe më tej në skenare duke paralajmëruar zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, raporton Tesheshi.com, shkrimin e “Sputnik”.

“Duke kundërshtuar presidentin e Maqedonisë për të nënshkruar një ligj që e barazon gjuhën shqipe me maqedonishten, Parlamenti i Shkupit po e çon vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare e rruga drejt tyre është e sigurt”, shkruan Sputnik.

Aleksandar Dastevski, një politiolog dhe analist i Sputnik ka mbrojtur qëndrimin e presidentit Gjeorgje Ivanov dhe thekson se Kushtetuta thotë qartë se gjuha maqedonase gjuhë zyrtare e Maqedonisë dhe se ligji për shqipen ka shkelur Kushtetutën.

“Gjuha shqipe është në përdorim në të gjitha komunitetet ku jetojnë më shumë se 20 përqind e shqiptarëve. Nga ana tjetër, maqedonasit përbëjnë rreth 60 përqind të popullsisë, ndërsa ky ligj i vendos në pozita të barabarta”, thekson Dastevski.

Sputnik thekson më tej se VMRO-DPMNE shpalli një padi kundër kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, për shkak se sipas portalit të Kremlinit ai shkeli Kushtetutën.

“Xhaferi shkeli Kushtetutën e Maqedonisë, për shkak se u foli drejtuar gazetarëve në gjuhën shqipe dhe jo në maqedonase zyrtare, pasi ajo është një detyrim. 

Procedura e votimit vetë është shumë e diskutueshme. Së pari, rishikimi i amendamentit të paraqitur në këtë ligj nga opozita, anashkalohet.

Së dyti, votimi elektronik nuk ishte i mundur dhe thjesht numërimi i votave nuk mund të konsiderohej i vlefshëm.  Së fundi, shtatë deputetë, duke përfshirë edhe dy shqiptarë nuk kanë votuar për këtë ligj, dhe emrat e tyre janë në listë sikur të kanë votuar pro”, deklaron Datevski për Sputnik.

Më tej portal i Kremlinit thekson se ligji për gjuhën shqipe është preludi i Platformës së Tiranës së firmosur në zyrën e Edi Ramës.

Sputnik akuzon kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev se ka shkelur premtimin e shkruar në zyrën e Gjeorgje Ivanovit kur mori mandatin se “nuk do të miratonte axhendat politike të shteteve të tjera”.

“Fakti është se deri më tani qeveria e Zaevit nuk ka miratuar ndonjë program reformash lidhur me progresin drejt BE.

Standarti dhe pagat kanë rënë. Shteti tani ka më shumë borxhe se nën regjimin e mëparshëm.

Pra, gjithçka që është bërë deri më tani, u përqëndrua në realizimin e asaj që shqiptarët u pajtuan në platformën e Tiranës” “, thekson Dashtevski.

Dhe më pas Sputnik parashikon skenaret e reja në Maqedoni.

Sipas portalit të Kremlinit,“dy gjëra mund të ndodhin. E para është se shqiptarët mund të largohen nga qeveria nëse ligji nuk dekretohet nga Ivanov, dhe tjetra është krijimi i një qeverie të unitetit kombëtar për t’u përgatitur për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen vitin e ardhshëm, së bashku me zgjedhjet presidenciale”.

Duke iu referuar interpretimit të ekspertëve ligjorë, mediat shqiptare në Maqedoni bënë të ditur se është e mundur që ligji të publikohet menjëherë në Fletoren Zyrtare për të filluar një procedurë formale, nëse nuk ka ankesë në Gjykatën Kushtetuese.

Por Sputnik i hedh benzinë zjarrit, kur thotë se “shqiptarët ndjehen në këtë pjesë të sagës maqedonase si fitues.

“Ali Ahmeti, kreu i madh i BDI-së, partisë shqiptare ka postuar foton e votimit të djeshëm: “Kjo votë dhe kjo ditë ju takon juve dhe atyre që nuk janë më, e që janë më meritorët, dëshmorëve të kombit”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vrasja e vjehrrës/ Oltjan Lami tregon konfliktet: Në videon e hoxhës, Marjana shfaqej me fytyrë, tregonte…
Previous article Një 20-vjeçar ka kapur mat të dashurën, ja si reagon ai

Redaktor2

Postime të ngjashme

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit Rajon

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion Rajon

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion

KOSOVË/ Kryeministri Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde Rajon

KOSOVË/ Kryeministri Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT