• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SPIUNONIN PËR LLOGARI TË TEHERANIT NË DISA QYTETE/ Përfundon në pranga rrjeti i qytetarëve izraelitë
Home
Nderkombetare

SPIUNONIN PËR LLOGARI TË TEHERANIT NË DISA QYTETE/ Përfundon në pranga rrjeti i qytetarëve izraelitë

21 October, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Policia izraelite dhe agjencia e inteligjencës vendase Shin Bet thonë se kanë arrestuar një rrjet qytetarësh izraelitë që spiunonin për Iranin, të cilët dyshohet se jepnin informacione mbi bazat ushtarake dhe kryenin vëzhgime të individëve.

Hetuesit pretenduan se rrjeti kishte qenë aktiv për rreth dy vjet. Sipas raportimeve në shtypin izraelit, të dyshuarit akuzohen për fotografimin dhe mbledhjen e informacionit për bazat dhe objektet izraelite, duke përfshirë shtabin e mbrojtjes në Tel Aviv, të njohur si Kirya, dhe bazat ajrore Nevatim dhe Ramat David.Baza Nevatim u vu në shënjestër nga dy sulmet raketore të Iranit këtë vit , dhe Ramat David është shënjestruar nga Hezbollahu.

“Ky është një nga rastet më serioze të sigurisë të hetuara në vitet e fundit”, thanë prokurorët e shtetit. Policia tha se grupi kishte kryer 600 misione gjatë dy viteve.

Lajmet për rrjetin e dyshuar, i cili përfshin dy të mitur, pasojnë arrestimin në shtator të një biznesmeni izraelit të akuzuar për spiunazh për Iranin. Sipas akuzave kundër tij ai kishte udhëtuar dy herë në Iran për të diskutuar mundësinë e vrasjes së kryeministrit, Benjamin Netanyahu, ministrit të mbrojtjes, Yoav Gallant, ose kreut të agjencisë së inteligjencës vendase Shin Bet, Ronen Bar.

Raportet përshkruanin individët e arrestuar si emigrantë hebrenj nga Azerbajxhani që jetonin në zonën e Haifa-s, disa të lidhur, të cilët u arrestuan pak më shumë se një muaj më parë dhe pritet të akuzohen për ndihmën e një armiku në kohë lufte.

Sipas një deklarate të lëshuar të hënën, shtatë shtetasit izraelitë u arrestuan për mbledhjen e informacionit të ndjeshëm mbi bazat e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) dhe infrastrukturën energjetike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INFEKSIONET E VESHIT/ Faktet dhe zgjidhjet e mira natyrale
Previous article VIDEOT DHE FILMAT FAMILJARË NË SHIRIT/ Bengu: Rrezikojnë shkatërrimin, duhet ndërgjegjësim

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT