• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Spiunja amerikane që ishte tmerri i nazistëve. Gjermanët e Hitlerit dridheshin nga zonja që çalonte
Home
Dossier

Spiunja amerikane që ishte tmerri i nazistëve. Gjermanët e Hitlerit dridheshin nga zonja që çalonte

4 July, 2018 g.autor Dossier

Virginia Hall ishte përshkruar nga Gestapo si “spiunia më e rrezikshme e SHBA-ve”, duke e konsideruar rrezikun më të madh për Rajhun e Tretë.

Edhe pse nuk e kishte njërën këmbë, asnjë spiun tjetër nuk kishte aftësinë e saj në kapjen, zbulimin dhe mashtrimin e nazistëve. Virginia Hall ka lindur më 6 prill të vitit 1906 në Baltimore, në një familje të pasur fermerësh.

Ishte studente e jashtëzakonshme, kryeredaktore e revistës së shkollës dhe kapitene e ekipit të hokejit. Bashkëmoshatarët e mbajnë në mend si një “vajzë unike”.

Shkollimin e kishte vazhduar në Evropë ku kishte diplomuar në fakultetin ekonomik dhe të drejtën ndërkombëtare, që i ndihmoi t’i mësojë gjuhët frënge, italiane dhe gjermane.

U punësua në ambasadën amerikane, ku disa muaj më vonë aksidentalisht kishte qëlluar veten në këmbë ndersa kishte dalë në gjueti. Si pasojë e plagëve të marra, mjekët janë detyruar t’ia amputojnë këmbën në gju. Aty iu shuan ëndrrat për karrierë në diplomaci, pasi që Departamenti i Shtetit kishte rregulla strikte, ku asokohe ua ndalonte konkurrimin personave me probleme fizike.

Megjithatë, Hall nuk hoqi dorë dhe refuzoi të jep dorëheqje në ambasadë, por filloi të kërkoj një profesion që i ofronte të ardhme më të ndritur. Kur filloi Lufta e Dytë Botërore, pati dëshirë të luftojë për atdheun. Jetoi në Londër dhe u lajmërua tek njësitë speciale, aty mësoi të përdor armët dhe të organizojë aksione. Më pas ushtria britanike e dërgoi Virginian në Francë, të mbledhë të dhëna për operacionet ushtarake gjermane dhe të ndihmojë lëvizjen e Rezistencës.

Në Francë u fut në gusht të vitit 1941, duke u prezantuar si gazetare e New York Post, kurse në nëntor arriti ta formojë ekipin e fshehtë të qytetarëve besnikë francezë që njiheshin me nofkën “Heckler”.

Kjo lëvizje e Rezistencës ka pasur sukses të madh, ka ndihmuar në organizimin e lirimit të dhjetëra pilotëve britanikë që kanë luftuar kundër gjermanëve, kanë ofruar informacione forcave aleate dhe kanë futur tinëzisht në Francë spiunë britanikë.

Por, kur Gjermania pushtoi Francën në nëntor të vitit 1942, ajo iku në Spanjë, megjithatë gjermanët i ishin vënë pas. Aty arritën të kapin shumë agjentë, por jo edhe Virginian që ishte “eksperte” e kamuflimit.

Gjermanët filluan të angazhojnë agjentë të dyfishtë që ta eliminojnë apo mbledhin çfarëdo informacioni për këtë grua misterioze, për të cilën nazistët nuk arritën t’ia mësojnë edhe emrin e vërtetë apo kombësinë por që e dinin që çalonte.

Por, ishin pikërisht kushtet e vështira atmosferike që bën që Virginia të arrestohet për kalim ilegal në malet e Spanjës. Brenda burgut krijoi një lidhje me një të burgosur, e cila pasi u lirua i dërgoi zyrtarëve amerikanë në Barcelonë një mesazh të rëndësishëm. Aty intervenuan që ta lirojnë dhe menjëherë iu bashkua departamentit të spiunazhit amerikan.

Në maj të vitit 1944 u fut sërish në Francë, kësaj radhe më identitet të rrejshëm si francezja Marsel Montanj. Për ta shmangur çfarëdo dyshimi, kishte lyer flokët, mbante protezë dhe për të mos e tërhequr zvarrë këmbën derisa ecte. Aty filloi punën si operatore në radio lidhje, dhe tinëzisht u dërgonte britanikëve dhe amerikanëve koordinatat e lëvizjes së forcave gjermane.

Ajo dhe ekipi i saj kanë arritur të hedhin në erë katër ura, kanë shkatërruar trenat e ushtrisë gjermane, linjat telefonike dhe në total kanë vrarë rreth 150 ushtarë dhe agjentë nazist, shkruan telegrafi.

Pas zbarkimit të forcave aleatë në Normandi, ajo dhe agjentët e tjerë u tërhoqën nga shërbimi, dhe kështu përfundoi karriera e saj si spiune gjatë luftës. Megjithatë, vazhdoi të punojë për CIA-n si analiste derisa u pensionua. Në vitin 1982 ndërroi jetë në Maryland.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ditën e DITELINDJES së tij/ Çfarë ka zgjedhur Kryeministri Rama për të përshëndetur qytetarët këtë mëngjes
Previous article I THYEN BRINJËT 41-VJEÇARIT/ Policia gjen DY AUTORËT. Ja veprimi i të plagosurit...

g.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/  Letra e panjohur e mbesës së Parashqevi Qirjazit: Sevastia dhe Parashqevia u lejuan të banonin në një kotec pulash, pasi godina ishte kthyer në shkollë partie, ku mësonin... Dossier

DOSSIER/ Letra e panjohur e mbesës së Parashqevi Qirjazit: Sevastia dhe Parashqevia u lejuan të banonin në një kotec pulash, pasi godina ishte kthyer në shkollë partie, ku mësonin...

DOSSIER/ “Lidhja e Prizrenit lindi nga lufta ruso-turke e motit 1877-’78, pasi Rusia fitimtare po përgatiste copëtimin…” Shkrimi i panjohur i Mid’hat Frashërit në 1928-ën Dossier

DOSSIER/ “Lidhja e Prizrenit lindi nga lufta ruso-turke e motit 1877-’78, pasi Rusia fitimtare po përgatiste copëtimin…” Shkrimi i panjohur i Mid’hat Frashërit në 1928-ën

DOSSIER/ “Përballë këtyre vështirësive, Konferenca e Londrës e shtyu vendimin përfundimtar për statusin e Shqipërisë..." Ana e panjohur e Konferencës së Londrës e 1913-ës Dossier

DOSSIER/ “Përballë këtyre vështirësive, Konferenca e Londrës e shtyu vendimin përfundimtar për statusin e Shqipërisë..." Ana e panjohur e Konferencës së Londrës e 1913-ës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT