• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SPIUNË, KRIMINELË, HAJNA…”/ Politika në Kosovë ashpërson gjuhën. Rrezik për dhunë
Home
Rajon

“SPIUNË, KRIMINELË, HAJNA…”/ Politika në Kosovë ashpërson gjuhën. Rrezik për dhunë

19 October, 2024 s.autor Rajon

Gjuha e deputetëve të Kosovës është rënduar së fundmi me akuza e ofendime mazhorancë-opozitë që kanë kaluar edhe në nivele personale. Seancat e fundit ku është diskutuar për çështje të ndryshme, deputetët janë lëshuar në epitete si “spiunë”, “kriminelë” e “hajn” kur i janë drejtuar njëri-tjetrit nga foltorja e Kuvendit.

Kjo gjuhë konsiderohet si shumë e rrezikshme, sidomos në këtë fazë para zgjedhjeve që mund të çojë edhe në dhunë.

Violeta Haxholli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, shprehet për A2 CNN: “Është me shumë rëndësi që para procesit zgjedhor deputetët të përmbahen nga sjelljet dhe gjuha jo e përshtashme sepse kjo mund të bartet edhe te përkrahësit e partive politike dhe kjo ta dëmtojë pastaj procesin zgjedhor, të shkojë në zgjedhje në një atmosferë shumë të acaruar që mund të prodhojë incidente të ndryshme”.
Kuvendi ende nuk ka miratuar Kodin e Sjelljes së deputetëve që parashihen sanksione edhe për gjuhën, por edhe me rregulloren aktuale nuk ka dënime për deputetët me gjuhë joparlamentare: “Fatkeqësisht, nuk ka pasur as sanksione të mjaftueshme nga ana e kryetarit të Kuvendit, i cili do të duhej që në bazë të rregullores së Kuvendit të ndëshkonte deputetët që kanë përdorur gjuhë të tillë, ka vërejtje të shumta që parasheh rregullorja deri në përjashtim nga seanca”.

Së fundmi, shumë diskutime ka pasur edhe se kush prej partive shqiptare ka bashkëpunuar me Listën Serbe. Një retorikë e tillë me epitete “tradhtar” kur flitet për bashkëpunim me komunitete pakicë konsiderohet se mund të dëmtojë Kosovën në sytë e ndërkombëtarëve: “Kjo mund të dëmtojë procesin e integrimit të komunitetit serb në Kosovë që Kosova e synon që shumë vite, prandaj në këtë aspekt mund të them që deputetët nuk kanë pasur kujdes me gjuhën, kanë dëmtuar shumë edhe reputacionin e Kuvendit, por mund ta kenë dëmtuar reputacionin e Kosovës në raport me shtetet e tjera”.

Lëvizja Vetëvendosje me 53 deputetë tashmë është e varur nga grupi multietnik prej 8 deputetësh për të bërë kuorumin minimal për mbajtjen dhe kalimin e projektligjeve që kërkojnë shumicën e thjeshtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUBA ZHYTET NË ERRËSIRË/ Termocentrali më i madh në vend del jashtë funksionit
Previous article NGA SHËNGJINI DREJT ITALISË/ Niset anija me 12 emigrantët që ishin akomoduar në Gjadër

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT