• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SPIUNAZH RUS GJATË STËRVITJES “DEFENDER 21″/ Pas Ministrisë së Jashtme reagon ambasada në Tiranë: Duam shpjegime në Shqipëri
Home
Breaking News

SPIUNAZH RUS GJATË STËRVITJES “DEFENDER 21″/ Pas Ministrisë së Jashtme reagon ambasada në Tiranë: Duam shpjegime në Shqipëri

10 July, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Rusia e cilësoi propagandë të NATO-s dhe akuzoi mediat shqiptare për përhapje lajmesh të rreme në lidhje me nisjen e hetimeve ndaj dy shtetasve rusë që dyshohen për aktivitiete spiunazhi në Shqipëri gjatë stërvitjes Europe Defender-21.

Ambasada ruse ka dërguar për këtë qëllim një kërkesë për informacion se për çfarë bëhej fjalë, ndërsa ironizoi me lajmin duke deklaruar se “me siguri duhet të jetë pjesë e stërvitjes së NATO-s, Defender-21”.

Në fund të muajit qershor, Top Channel raportoi se dy shtetas rusë të identifikuar si Georg Budanov dhe Vladislav Cherkasov janë vendosur nën hetim nga prokuroria e Tiranës si të dyshuar për spiunazh, për dy vepra të kodit penal 213 dhe 214 dhe që bëjnë fjalë për dhënie dhe sigurim informacioni.

Burimet e sigurta i thanë Top Channel se rusi i pare Budanov hyri ne Shqipëri përmes Qafe Thanes ne 1 mars 2021. Ai u prezantua si biznesmen qe ishte i interesuar te investonte ne qytetin e Vlorës. Por veprimtaria e tij megjithë informacionin sekret shikohet e dyshimte nga hetuesit qe dyshojnë se Budanov qëndroi ne Orikum gjate kohës qe ne Vlore kryhej Defender Europe, një nga stërvitjet me te mëdha ushtarake e zhvilluar ne Evrope. Rusi u dëbua nga policia kufitare qendrore ne datën 10 maj, nen argumentin qe nuk përmbushte kushtet e qëndrimit ne Shqipëri.

Rusi i dyte Cherkasov hyri ne 12 maj përmes Muriqanit. edhe ai u intervistua, kurse nuk u lejua qe te fuste ne vendin tone dronin. Ai u mbaj nen vëzhgim gjate tre ditëve qëndrimi dhe çdo lëvizje e tij dhe e personave qe ka takuar është referuar ne prokurori. Cherkasov u vëzhgua ne distance nga antiterrori shqiptar thane burimet e sigurta te Top Channel, rezulton se ai qëndroi ne një hotel luksoz ne Tirane, pa u regjistruar me identitetin e tij te vërtete, e mandej u zhvendos ne Durrës, ku dhe qëndroi vetëm tre dite per tu larguar me pas nga Shqipëria.

Në vitet e fundit marrëdhëniet diplomatike shqiptaro-ruse janë ftohur edhe më tej. Në janar 2021, Shqipëria dëboi një diplomat rus, Aleksei Krivosheev për mosrespektim të rregullave COVID-19. Tre vite më parë, Shqipëria shpalli dy diplomatë rusë “non grata”, duke pretenduar se veprimtaria e tyre nuk ishte në përputhje me statusin e tyre diplomatik. Rusia më pas dëboi dy diplomatë shqiptarë nga ambasada shqiptare në Moskë./Shqip

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DIALOGU SERBI-KOSOVË/ Kreu i politikës së Jashtme, Borrell: BE duhet ta mbajë Ballkanin në rrugën evropiane
Previous article KORONAVIRUSI/ Çfarë nënkupton propozimi i Pfizer për vaksinimin me 3 doza?

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NE VAUN E DEJËS/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT) Aktualitet

TRAGJIKE NE VAUN E DEJËS/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

KONFLIKT NË KORÇË/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta Aktualitet

KONFLIKT NË KORÇË/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

TRAFIK DROGE NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona Aktualitet

TRAFIK DROGE NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT