• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SPITALI I KRERËVE TË SHTETIT”/ Brenda suitës mjekësore ku po qëndron Trump, Presidenti nën kujdesin e 8 mijë mjekëve më të mirë
Home
Nderkombetare

“SPITALI I KRERËVE TË SHTETIT”/ Brenda suitës mjekësore ku po qëndron Trump, Presidenti nën kujdesin e 8 mijë mjekëve më të mirë

3 October, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Ky është “Walter Reed National Medical Center”, qendra spitalore e ushtrisë amerikane ku presidenti Donald Trump është shtruar pas komplikacioneve për shkak të infektimit nga Covid-19.Në këtë klinikë Trump është në dorën e 8 mijë mjekëve më të mirë të vendit.

Ajo që ka habitur të gjithë përveç faktit që ka një trajtim special është suita mjekësore ku shefi i Shtëpisë së Bardhë po qëndron.

spitali

“Suita është e pajisur posaçërisht me pajisje mbrojtëse dhe mjete komunikimi të përdorura në mbështetje të presidentit,“– ka shkruar admirali Connie Mariano, i cili shërbeu si mjek i të dy presidentëve George Bush dhe Bill Clinton dhe ishte drejtor i Njësisë Mjekësore të Shtëpisë së Bardhë.

trump

Walter Reed është figura e kujdesit ushtarak të SHBA-së, 7,100 anëtarët e stafit të saj janë shpërndarë në 100 klinika.

Për shkak se u ka shërbyer udhëheqësve të kombit, spitali është i pajisur me një krah të dedikuar për vizitorët nga zyrat më të larta si presidenti dhe zëvendës presidenti, të cilët zakonisht marrin shërbim në Njësinë e Vlerësimit dhe Trajtimit Mjekësor (METU).

METU është e sigurt, private dhe e ndarë nga pavijonet e tjera të spitalit.

suita

Sipas fotove të publikura, nga brenda shfaqet një dhomë ngrënie që ndriçohet nga një llambadar kristali dhe një tavolinë disa hapa nga shtrati i spitalit.

suita 1

Ndërsa, njëra nga dhomat është e zbukuruar dhe ka divan për pritje për vizitorët, si dhe teknologjinë e sigurisë për t’i siguruar presidenti Trump të vazhdojë të kryejë detyrat e tij presidenciale.

suita 2

Gjithashtu, Walter Reed ka 165 ‘Smart Suites’ të pajisura me ‘pajisje komunikimi dykahëshe, aftësi audiovizive dhe wireless si dhe argëtim pranë shtratit, të gjitha këto mund të kontrollohen përmes një tastiere të lëvizshme të montuar në mur.

Ronald Reagan ishte presidenti i fundit që u shtrua në spital si i sëmurë, pasi u plagos rëndë në 30 Mars 1981 jashtë hotelit Washington Hilton në një atentat në tentativë.

regan

Reagan u dërgua me urgjencë në Spitalin Universitar George Washington, i cili ishte pak më shumë se një milje larg dhe ishte kontrolluar në mënyrë rutinore nga Shërbimi Sekret si një vend i mundshëm i trajtimit urgjent për presidentin.

regan 1

Më pas ai u dërgua në Qendrën Kombëtare Mjekësore Walter Reed.

suita ok

spital 10

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MINISTRI SERB AKUZA PËR KRIJIMIN E "SHQIPËRISË SË MADHE"/ Rama I DREJTOHET Vuçiç: A është kjo një MEME? Nëse jo duhet ta dënoni këtë shfaqje të mjerë
Previous article COVID-19/ India drejt thyerjes së të gjitha rekordeve të infeksionit

s.autor

Postime të ngjashme

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës Botë

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë Botë

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT