• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SPITALI AMERIKAN NËN HETIM/ Prokuroria: Kallëzim nga policia për ngjallje paniku dhe kontrabandë
Home
Aktualitet
Kronikë

SPITALI AMERIKAN NËN HETIM/ Prokuroria: Kallëzim nga policia për ngjallje paniku dhe kontrabandë

1 April, 2020 k.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Tiranës nis hetimet ndaj Spitalit Amerikan për shkak të analizave që ky subjekt privat po kryen për COVID-19.

Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, konfirmoi për “Vizion Plus” se Policia e Shtetit ka bërë një kallzim pranë organit të akuzës për të nisur hetimet për mashtrimet që po iu behen qytetarëve shqiptare me testet, në kushtet e pandemise.

Mësohet se Prokuroria e Tiranës do të hetojë subjektin privat, Spitali Amerikan, sipas nenit 267 të Kodit Penal për përhapjen e informatave të rreme që ngjallin panik si dhe bazuar ne nenin 174 të Kodit Penal për kontrabande me mallra të tjera.

Organi i akuzës do të hedhë shortin për të caktuar se cili prokuror do të hetojë këtë skandal korruptiv.

Spitali Amerikan prej ditësh ka nisur të kryejë analiza për koronavirusin.

Zyrtarisht ky test kryhet vetëm nga Instituti i Shëndetit Publik, analizë që bëhet përmes tamponeve nazo-faringial dhe jo përmes gjakut.

ISHP ka ekskluzivitetin në Shqipëri për të kryer këtë lloj analize pasi duhet certifikimi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Asnjë spital privat në Shqipëri nuk është certifikuar nga OBSH për këtë lloj analize.

Një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë sqaroi të gjithë qytetaret, se analizat për  COVID-19, nuk mund të kryhen nga asnjë spital apo laborator privat në Shqipëri.

Në një reagim të saj Agjencia Kombëtare e Barnave saktësoi se deri më tani nuk ka lëshuar asnjë certifikate regjistrimi për diagnostifikimin e koronavirusit.

Më heret, shefja e Gjurmimit Epidemiologjik, Eugena Tomini konfirmoi për “Vizion Plus” se kjo analizë kryhet vetëm në ISHP.

“EUGENA TOMINI

DREJTUESE E GJURMIMIT EPIDEMIOLOGJIK, ISHP

Asnjë laborator tjetër privat nuk e ka mundësinë për të konfirmuar një rast të dyshuar si rast i konfirmuar nga ana e testimit laboratorik. Pra, e ritheksoj, laboratori i virologjisë ka ekskluzivitetin për të dhënë diagnozën konfirmuese.”

Në këto kushte, Spitali Amerikan po kryen analiza të pakonfirmuara nga OBSH dhe nga instancat shtetërore, e mbi të gjitha që këto analiza nuk kanë rezultat dhe nuk tregojnë asgjë.

Në këto kushte Spitali Amerikan ka shfrytëzuar panikun dhe frikën e qytetarëve duke shpikur një analizë që kushton sa një pagë mujore mesatare në Shqipëri për të zhvatur para nga qytetarët. /Vizion+

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK NDALET/ Petrit Vasili përpjekje për panik: Po kërcënohen laboratorët për të mos bërë testime koronavirusi
Previous article NUK KA PAQE PËR ITALINË/ Bilanc tragjik, 727 persona humbin jetën brenda ditës nga koronavirusi

k.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE PARA BASHKISË SË DURRËSIT/ Banorët e Nishtullës në protestë për mungesën e bonusit të strehimit Aktualitet

TENSIONE PARA BASHKISË SË DURRËSIT/ Banorët e Nishtullës në protestë për mungesën e bonusit të strehimit

ZBARDHEN DETAJE/ Si e plagosi 30-vjeçari gruan me thikë? E qëlloi në krah dhe bark... Aktualitet

ZBARDHEN DETAJE/ Si e plagosi 30-vjeçari gruan me thikë? E qëlloi në krah dhe bark...

PËRGJEGJËSI I OSHEE KAPET ME MAKINA TË VJEDHURA/ Arrestohet për hetim në lidhje me ngajrje kriminale... Aktualitet

PËRGJEGJËSI I OSHEE KAPET ME MAKINA TË VJEDHURA/ Arrestohet për hetim në lidhje me ngajrje kriminale...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT