• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SPITALET NË KOLAPS”/ Rama i përgjigjet Bashës me shtretër bosh nga COVID 3: Shpif, akuzon, përhap panik e nxit çorodi…
Home
Politikë

“SPITALET NË KOLAPS”/ Rama i përgjigjet Bashës me shtretër bosh nga COVID 3: Shpif, akuzon, përhap panik e nxit çorodi…

9 November, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave të liderit të PD-së, Lulzim Basha sa i takon situatës në spitalet tona COVID. Teksa ka publikuar një video nga COVID3, kreu i qeverisë akuzoi Bashën për dezinformim. Ai tha se në COVID 3 gjithçka është gati, madje ka dhe staf, ndërsa shtoi se COVID 4 ende nuk është hapur.

“Lulëzim Basha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Sali Berisha, ëndërrojnë pikërisht ato që thonë, kolapsin e spitaleve, dergjjen në dysheme të njerëzve, katastrofën totale, por përsëri do të zhgënjehen e do të ndëshkohen nga populli!”, shkruan Rama.

Kliko linkun për videon.

https://www.facebook.com/138734771522/videos/833991350694292

REAGIMI I RAMËS
Lulëzim Basha vazhdon të dizinformojë përditë e përditë se “spitalet janë në kolaps, shtretërit janë plot, njerëzit dergjen nëpër dysheme, s’ka mjekë, s’ka infermierë”, s’ka asgjë përveç Lulëzimit që ka recetën magjike të ndaljes së infeksionit!
Eshtë fatkeqësi e madhe që ndërkohë që numrat rriten si kudo në planet, nga Gjermania e Franca deri në fund të botës, si askund në botë opozita shpif, akuzon, përhap panik e nxit çorodi, duke përbuzur dhimbjet e të prekurve, sakrificat e bluzave të bardha, faktet e sfidat e kësaj kohe kaq të vështirë për njerëzit në Shqipëri e në mbarë botën!
Këto pamje janë sot, tani, brenda spitalit Covid 3, ku siç e shihni ka shtretër të gatshëm dhe mjekë e infermierë në gatishmëri, po pamje krejt të ngjashme sallash e shtretërish të gatshëm, së bashku me trupa të gatshme bluzash të bardha, mund të shihen në spitalin Covid 4 që ende nuk është hapur – ndërkohë që në bazë të strategjisë së vjeshtë/dimrit jemi gati të hapim edhe struktura rajonale nëse do të jetë nevoja.
Kjo është padiskutim një situatë e vështirë, po ku nuk është? Por kjo vështirësi nuk kalohet me akuza, sharje, shpifje e sajesa, po me përpjekje të mëdha dhe solidaritet të madh!
Lulëzim Basha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Sali Berisha, ëndërrojnë pikërisht ato që thonë, kolapsin e spitaleve, dergjjen në dysheme të njerëzve, katastrofën totale, por përsëri do të zhgënjehen e do të ndëshkohen nga populli!
Ne do ta fitojmë edhe këtë sfidë, as më shumë e as më pak, po si e gjithë bota, sepse askund nuk po bëhet ndonjë mrekulli, kudo po luftohet me çdo mundësi! Deri në fund. Besim, durim, kurajo dhe solidaritet!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË PËLQEN MËNYRA SI JETOJ"/ Capital T publikon FOTON i shtrirë në prehrin e një vajze
Previous article I DËNUAR ME 8 VITE BURG NGA GJYKATA ITALIANE/ Arrestohet në Lezhë 32- vjeçari me dy emra

s.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI I DËSHTUAR NË ELBASAN/ 52-vjeçari donte të hakmerrej për plagosjen e të vëllait pas 15 vitesh Aktualitet

ATENTATI I DËSHTUAR NË ELBASAN/ 52-vjeçari donte të hakmerrej për plagosjen e të vëllait pas 15 vitesh

ZJARRI NË HOTELIN E VLORËS/ Flakët dyshohet se nisën nga priza treshe ku ishin lidhur dy frigoriferë Aktualitet

ZJARRI NË HOTELIN E VLORËS/ Flakët dyshohet se nisën nga priza treshe ku ishin lidhur dy frigoriferë

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT