• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SPITALET E TEJMBUSHURA, S’KA VENDE”/ Rama sulmon Bashën: Del Coli e thotë skandale. Kemi dy spitale gati, dhe gjithë ilaçet që ka Amerika
Home
Politikë

“SPITALET E TEJMBUSHURA, S’KA VENDE”/ Rama sulmon Bashën: Del Coli e thotë skandale. Kemi dy spitale gati, dhe gjithë ilaçet që ka Amerika

20 October, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Rama sulmon kreun e PD Lulzim Basha pas deklaratave të këtij të fundit se dy spitalet Covid janë mbushur dhe s’ka më shtretër për të prekurit. Rama i quajti skandale këto deklarata.

“Del ky tjetri, Coli dhe Loli. Kapacitete janë ezauruar. Spitalet janë tejmbushur. Nuk ka vend në spitale. Njerëzit po lihen rrugëve. Ça janë këto. Këto janë skandale morale të pallogaritshme sepse faktikisht sot ne jemi absolutisht të përgatitur për më të keqen. Sot nuk kemi problem kapacitetesh në dy spitalet Covid-19. Kemi ¼ të kapaciteteve bosh. Por mund të mbushen në një kohë të shkurtër”, tha Rama.

Më tej, kryeministri u shpreh se dy spitale të tjera Covid janë gati dhe sipas tij s’ka asnjë ilaç që e ka Amerika por nuk nodhet në Shqipëri.

“Janë dy spitale të tjera gati, bashkë me gjithë ekipin gati. Kur të jetë nevoja për tu hapur, do hapen. Por dhe nëse ato kapacitete ezaurohen, ka të tjetra gati, por kjo s’do të thotë që ne luajmë. Vetëm tani që flasim, sot, po instalohen 60 respiratorë plus. S’ka asnjë medikament që përdoret në Amerikë, Francë, Gjermani dhe s’përdoret këtu. S’ka asnji. I kemi ndjekur dhe i ndjekim në kohë reale. Edhe trajtimi me plazmë, u bë në Itali. Menjëherë sollëm këtu mjekët italianë”, shtoi kryeministri.

Në fund, ai e mbylli fjalën me disa fjalë të kancelares gjermane Angela Merkel: Nuk jemi në këtë luftë as vetëm e as të vetmit. Jemi një nga hallkat e një zinxhiri shumë të gjatë shtetesh. E të gjitha shteteve. Jeta që njohim do kthehet thotë kancelarja, por ky është momenti të kujdesemi për njëri-tjetrin, dhe për të afërmit tanë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO TA PRESIM VAN DAJKUN SI GRUAJA BURRIN NGA BURGU"/ Klop: Gjithçka ndodh për një arsye…
Previous article COVID NË INSTITUCIONET NË POGRADEC/ Mbyllet një kopsht, mësues të infektuar në dy gjimnazet e qytetit

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË DRENIE TË PATOSIT/ Vijon puna për izolimin e vatrave. Në terren 30 forca zjrrfikëse Aktualitet

ZJARRI NË DRENIE TË PATOSIT/ Vijon puna për izolimin e vatrave. Në terren 30 forca zjrrfikëse

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

DEKLARATA E VUÇIÇ PËR LUMIN IBË/ Reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm Breaking News

DEKLARATA E VUÇIÇ PËR LUMIN IBË/ Reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT