• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SPIROPALI VIZITË ZYRTARE NË PRISHTINË/ Takon kryeministrin Kurti dhe kryeparlamentarin Konjufca
Home
Rajon

SPIROPALI VIZITË ZYRTARE NË PRISHTINË/ Takon kryeministrin Kurti dhe kryeparlamentarin Konjufca

11 September, 2024 s.autor Politikë, Rajon

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Prishtinë, ku u takua me Kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca dhe Kryeministrin Albin Kurti.

Gjatë takimit me Kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca Spiropali vuri në dukje se është kënaqësi që vizitën e parë zyrtare jashtë Shqipërisë, e zhvilloi në Kosovë. Me Kuvendin e Kosovës dhe Kryetarin Konjufca kemi një bashkëpunim vëllazëror.

Fryma e bashkëpunimit që lidh dy vendet tona me një histori dhe gjak të përbashkët është një udhërrëfyes për të ardhmen tonë të përbashkët. Kosova është një prioritet i Shqipërisë, dhe sot rikonfirmojmë përkushtimin tonë për të forcuar bashkëpunimin me Kuvendin e Kosovës si edhe marrëdhëniet dypalëshe, për stabilitetin e rajonit dhe për të ecur përpara drejt integrimit euroatlantik, si dy shtete me një qëllim dhe një vizion të përbashkët.

Nënshkrimi në shtator 2022 i Memorandumit për Bashkëpunim midis dy Kuvendeve, i cili krijoi një kuadër të përbashkët për bashkëpunimin dhe mbështetjen reciproke si edhe mbledhja e përbashkët e dy Kuvendeve më 27 nëntor 2022 i dhanë një hov të ri bashkëpunimit tonë. Bashkëpunimi parlamentar do të vijojë të mbështesë bashkëpunimin mes qeverive dhe institucioneve dhe midis njerëzve tanë.

Kryetari Konjufca rikonfirmoi se do të vijojmë bashkëpunimin e ngushtë e shembullor që kemi pasur mes institucioneve tona legjislative, por do ta forcojmë atë edhe më tej. Shqipëria dhe Kosova kanë lidhje të natyrshme vëllazërore, sepse janë themeluar mbi sakrificat dhe përpjekjet e të njëjtit komb. Kjo na obligon të qëndrojmë gjithnjë afër, duke mbajtur po natyrshëm të palëkundur parimin e mospërjashtimit mes interesit të shteteve tona dhe atij kombëtar. Takimi me Kryetaren Spiropali i shërben vizionit të përbashkët të raporteve përplotësuese që na shtyjnë të ecim përpara së bashku. Do të vazhdojmë bashkëpunimin sidomos në arenën ndërkombëtare, sepse mbështetja e ardhur nga Republika e Shqipërisë është e pazëvendësueshme dhe me domethënie të paçmueshme për Republikën e Kosovës, si dhe për lehtësimin e proceseve nëpër të cilat ecën Kosova.

Gjatë takimit me Kryeministrin Albin Kurti, Kryetarja Spiropali vuri në dukje se Kuvendet dhe Qeveritë tona mund ta konkretizojnë më tej Partneritetin Strategjik gjithëpërfshirës, ta bëjmë atë një model për bashkëpunimin rajonal ndërshqiptar e më gjerë. Që njerëzit këtej dhe andej Morinës, të ndjejnë më shumë frytet e këtij bashkëpunimi. Me Kryetarin Konjufca jemi të një mendjeje se Kuvendet do të mbështesin çfarëdo lloj nisme dhe avancim të bashkëpunimit mes qeverive dhe institucioneve. Shqipëria ka kërkuar dhe do të vijojë të kërkojë  me forcë dhe me zë të lartë të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të ushtruar sovranitetin dhe zbatuar kushtetutën e saj dhe do të mbeshtesim fuqimisht anetarësimin e Kosovës në OKB, Këshillin e Europes, BE, NATO dhe Nismën ShBA-Karta e Adriatikut.

Kryeministri Albin Kurti nënvizoi bashkëpunimin shumë të mire mes qeverive, te cilin e ndjejme qe mbeshtetet nga dy Kuvendet dhe kemi nevoje me shume per kete mbeshtetje. Sidomos per monitorimin e zbatimit te 58 marrveshjeve të nënshkruara mes  dy qeverive.

Kryeministri Kurti shprehu gjithashtu mirënjohjen  per mbeshtetjen e Kuvendit te Shqiperise për anetaresimin e Kosoves ne Keshillin e Europes dhe bindjen se kjo mbështetje do te vazhdoje.

Kryetarja e Kuvendit Spiropali dhe Kryeministri Kurti biseduan edhe per mundesite qe Shqiperia dhe Kosova vendet tona te behen partnere  kryesore ekonomike te njera-tjetres dhe bashkerendimin e perpjekjeve per rritjen e rolit te Kosoves ne arenen nderkombetare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZA PËR SULMIN NË BANJSKË/ Ambasadori i SHBA në Beograd: Agresorët duhet të mbahen përgjegjës!
Previous article ÇFARË I NDODHI? Shtrohet sërish në spital ish-kryeministri Fatos Nano (SHKAKU)

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini Rajon

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit Rajon

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne Rajon

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT