Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka zhvilluar një vizitë në familjen e Hekuran Dedës i cili u ekzekutua në 21 janar 2011.
PJESË NGA BISEDA:
Zabit Deda: Vëllai im kur është vrarë…jam futur unë në zyrë me vëllain dhe Spartak Ngjelën. Ishte doktori atje që i kishte lidhur kokën dhe e kishte pastruar…Sami Koçeku, ai ka qënë.
Spiropali: Ai doli edhe ne ekran.
-Po.
Zabit Deda: Ai i ka thënë këto, edhe për vëllanë tonë, kanë fshehur provën…
Spiropali: E tmerrshme, dolën edhe nëpër ekrane thanë janë vrarë me plumb nga afër. Kamerat e kryeministrisë i kanë fshirë, gradistët nuk i dorëzuan në kohë, ai doli dhe në ekran, Prokurorinë s’e lanë. Ata nuk lanë gur pa levizur për ta fshehur vrasjen dhe ne këtë e themi me zë të lartë. Kështu është.
Ilmi Deda: Ata janë kriminelë, se po të ishina aq të pastër… na ofruan valixhet me euro në 11 të natës. Ne nuk jemi nga ata që shesim gjakun vëllait. Shoqëruesi i Berishës. Ç’a pret populli sot, u bënë 10 vjet nga kriminelët? Akoma më dhembin sytë kur I shoh në lajme. Dalin aty kriminelë.
Por populli do i gjykojë!
Spiropali: Duhet të shporren njëherë e mire!
Nëna e Hekuranit: E drejta do të dalë, do të vonojë por pa dalë s’ka për të rënë.
Spiropali: Ata nuk duhet të kishin më asnjë lloj fytyre të dilnin publikisht, ata duhet të ishin marrë të pandehur, duhet të hetoheshin. Thoshte po të afrohej Edi Rama do ta qëlloja me snajper, pra i ka dhënë ai urdhrat. Dhe nuk dinë të qeverisin ata, ata vetëm sundojnë, vetëm i përçajnë njerëzit, i blejnë, i vënë kundër njeri-tjetrit, kaq dinë të bëjnë, e kanë treguar!