Pas reagimit të Genc Pollos në lidhje me qëndrimin e opozitës dhe braktisjen e Parlamentit Europian, ka folur edhe Elisa Siropali. Ajo theksoi se ky është turpi i radhës i opozitës, ndërsa shtoi se shpifjet morën përgjigje të prerë nga drejtuesja e seancë në PE.
Deputetja tha se krahas veprimeve të turpshme të përfaqësuesve të opozitës, ka edhe një lajm të mirë për shqiptarët, pasi sipas saj, reformat e ndërmarra nga Shqipëria janë përshëndetur.
“E para duhet të them se kemi një lajm të mirë nga Europa, pasi këshillet në Parlamentin Europian e mbështesin Shqipërinë dhe progresin që ka bërë.Ne shprehemi të shqetësuar, se lidershipi pa kokë i opozitës, të vë atë shfaqje te padenjë. Asnjë vend, asnjë vend që është anëtar, nuk ka braktisur. Ne detyrohemi të ngremë zërin. Edhe zonja, drejtuesja e bëri të ditur se pohimet dhe shpifjet nuk lejohen. Dialogu vijon vazhdimisht. Ne kemi mbështetjen dhe këtë mund ta verifikon nga deklaratat e të pranishmëve”, tha ajo.
***
NënKryetari i delegacionit nga opozita Genc Pollo kerkoi fjalën dhe theksoi në emër të opozitës që komisioni i përbashkët të mos drejtohet nga Taulant Balla, i akuzuar për lidhje me krimin e organizuar.
“Është e padenjë që Balla të jetë Bashkëkryetar. Është e padenjë të kemi një padrino të baronit të drogës në presidium. Turp për maxhorancën në Tiranë që nuk e ndërroi! Turp për ne të gjithë, po e toleruam edhe në Bruksel”- tha Pollo ne fjalen e tij.
Sipas Pollos, “me Ballën në majë të pirgut s’ka kuptim deklarata e sotme kundër drogës e pro negociatave”.
Sipas Pollos, eurodeputetët kerkojne zyrtarisht shpjegime për skandalet e Ballës. “Balla pasardhës i denjë i Tahirit në këtë Komision; si Tahiri të largohet! Dhe do të largohet. Kjo është e fundit mbledhje e Parlamentit ku Balla është bashkëdrejtues”.
Por teksa ai fliste nderhyri Monika Macovei, nenkryetarja komisionit te Stabilizim Asociimit, duke i thene qe te mos vazhdonte me. “Te gjithe keto akuza qe ju thoni, i kemi kontrolluar dhe nuk jane te verteta”- tha ajo.
Pas denoncimit te Balles perfaqesuesit e opozites largohen nga mbledhja, ndersa teksa Pollo ishte ende duke folur, ka nderhyre Monika Macovei, duke thene se nese e bojkotojne kete mbledhje, atehere tregojne se nuk duan dialog.


