• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Spiderman” i Parisit tregon si i ka ndryshuar jeta pas shpëtimit të fëmijës francez…
Home
Jetë

“Spiderman” i Parisit tregon si i ka ndryshuar jeta pas shpëtimit të fëmijës francez…

15 June, 2018 Ina.Autor Jetë

Pas shpëtimit të djaloshit që u var nga ballkoni, Mamadou Gassam, një emigrant nga Mali, u bë hero i Francës…

Presidenti Emanuel Macron e priti Gassam në Pallatin Elize, ku personalisht e falënderoi atë për një akt heroik dhe i dha atij shtetësi e një punë te zjarrfikësit e Parisit.

Në intervistën e tij të parë për një media, Mamadou Gassam zbulon se jeta e tij ka ndryshuar tërësisht prej atij momenti. Gassam thotë se kultura dhe morali i tij afrikan dhe edukimi si një musliman nga familja, janë shpjeguesit e tij akti të frikshëm e kurajoz, shprehur në gatishmërinë për të sakrifikuar pa hezitim në shpëtimin e një jete njerëzore, aq më tepër fëmijë.

Ai thotë se varfëria në vendin e tij e ka larguar për të ndërtuar një jetë të denjë për veten dhe familjen e tij.

Si ka ndryshuar jeta juaj ç’prej atij akti prej spiderman-i për të shpëtuar jetën e një fëmije?

Jo vetëm që u ndryshua, por u kthye me kokë poshtë! Së pari, kam jetuar një jetë shumë të thjeshtë në qendrën e refugjatëve në Paris, dhe pastaj gjithçka ndryshoi papritur.

Falë Zotit, në këtë muaj të shenjtë nisi dhe jeta ime e re që kurrë nuk e kam ëndërruar para se të shpëtoja atë fëmijë.

Statusi im ligjor është zgjidhur dhe unë nuk jam më një emigrant që mund të deportohet nga shteti në çdo kohë. Gjithashtu, javën e kaluar u bëra pjesë e Qendrës së Trajnimit në Luftën kundër Zjarrit në Paris.

Gjëja tjetër: brenda natës u bëra një personalitet i famshëm në Francë dhe në botë. Unë vazhdoj të marr komplimenta të përditshme nga personalitete nga jeta politike, sportive dhe kulturore nga e gjithë bota, dhe dhjetëra media të botës dëshirojnë të kenë një intervistë me mua.

Unë nuk mund të imagjinoja që shpëtimi i një fëmije do të më çonte nën dritat e Pallatit Elize, medias lokale dhe asaj botërore.

Çfarë ju nxiti të emigroni nga Mali? Si ishte udhëtimi juaj nga atje derisa sa erdhët në Francë?

(Me një psherëtimë) Kjo është një histori e gjatë plot vuajtje. Pas vdekjes së nënës gjashtë vjet më parë, vendosa të largohem nga vendi dhe të bashkohem me vëllain tim në Paris. Unë vij nga një familje e varfër. Kam punuar me babanë tim në fushë, por thatësira na i shkatërroi të mbjellat pavarësisht nga të gjitha përpjekjet dhe puna jonë. Varfëria dhe shqetësimet e tjera më nxitën që emigroja në mënyrë që të bëja një jetë më të mirë për veten time dhe të ndihmoja familjen time.

Kam udhëtuar nëpër Burkina Faso, Nigeri, Çad dhe mbërrita në Libi, e gjithë kjo rrugë në këmbë. Kryesisht kam udhëtuar natën me një grup miqsh, sepse kisha frikë se mund të arrestohesha nga ndonjë polic kufitarë ose të më rëmbentë ndonjë bandë gjatë rrugës.

Kam jetuar në Libi për dy vjet, në qytetin e Sebha. Kur mblodha para të mjaftueshme, vendosa të marr rrugën për në Evropë duke u nisur drejt Italisë. Kam udhëtuar me një anije të vogël që mbante dhjetëra afrikanë. Kam kaluar dy vjet në Sicili dhe më pas u zhvendos në Paris më 17 shtator vitin e kaluar.

Cila ishte jeta juaj këtu në Paris dhe në cilat kushte keni jetuar?

Unë kam jetuar me vëllain tim në qendrën e refugjatëve për gati një vit. Ai më mbështeste sepse nuk gjeja dot një pasaportë si një emigrant legal në shtet. Isha i përgatitur të paraqes kërkesën për azil. Dhe pas shpëtimit të djalit francez, qeveria vendosi të zgjidhë çështjen e statusit tim ligjor.

 A mund të na tregoni më shumë rreth rrethanave të atij akti?

Ishte ora19:30. Isha në një dyqan kafeje duke parë një ndeshje futbolli. Papritmas dëgjova britma nga kalimtarët. U afrova të shoh ç’po ndodhte dhe pashë fëmijën e varur nga katin e katërt të ndërtesës që thjesht nuk binte. Vendosa të ndërhyja për ta shpëtuar, pa menduar për pasojat.

Pra nuk kishit asnjë luhatje momentale?

Jo, nuk kam hezituar aspak.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRUGE LIDHESE ME BRITANINE/ Spanja, agjentë specialë për të parandaluar shqiptarët
Previous article PD sulmon Top Channel dhe Klan: Po na censurojnë “lajmet”, të kapur nga Rama

Ina.Autor

Postime të ngjashme

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh Jetë

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh

E DHIMBSHME/ 2-vjeçarja ndërron jetë pasi u abuzua fizikisht dhe seksualisht nga nëna dhe partneri i saj! Jetë

E DHIMBSHME/ 2-vjeçarja ndërron jetë pasi u abuzua fizikisht dhe seksualisht nga nëna dhe partneri i saj!

TRAGJIKE NGA I NXEHTI EKSTREM/ Dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë në Francë Jetë

TRAGJIKE NGA I NXEHTI EKSTREM/ Dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë në Francë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT