• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SPEKTAKËL ME REGJI QENDRORE/ Pse Edi Rama e shndërroi Kongresin e PS në një Panair politik të Kotësive
Home
Politikë

SPEKTAKËL ME REGJI QENDRORE/ Pse Edi Rama e shndërroi Kongresin e PS në një Panair politik të Kotësive

9 April, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Në orët e para të mëngjesit, Edi Rama publikoi një imazh në “Facebook”.

Deri këtu rutinë.

Ajo që bënte përshtypje ishte një fotografi e stërmadhe e Fatos Nanos në sfond. Dihet se kryeministri i sotëm nuk ka ndonjë dashuri të madhe për paraardhësin e tij. “Robert Çakmçakizi” e quante dikur.

Po pse pati nevojë ta rithërriste sot, ish-kryetarin e PS i cili e ka lënë detyrën 17 vite më parë?

Ajo që ndodhi në orët më pas, shpjegon gjithçka.

Një Kongres partie, i organizuar në 5 panele të ndryshme, me traktorë në shesh, transmetim të njëkohshëm, paraqitje arritjesh, plane më shumë se 5-vjeçare, ekranë LED, regji qendrore, himn ukrainas. Çdo gjë në funksion të spektaklit. Maratona e sotme televizive i ngjante një “show” gjigand, me tapetë të kuq dhe yje Hollivudi. Mungonte vetëm Will Smith për të qëlluar me shuplakë moderatorin.

Kongresi është mbledhja e forumit më të madh të një partie politike. Teorikisht duhet të jetë një hapësirë konsultimi, debati publik dhe jopublik për të saktësuar orientimin politik dhe ideologjik të një formacioni partiak. Por, me Edi Ramën, gjithçka është shfaqje, spektakël dhe përmbajtja e humb rëndësinë.

Edhe mbledhjen e Asamblesë së para pak ditëve e zhvilloi në mënyrë të pashpjegueshme në “Zoom”, duke mbajtur siç tha edhe vetë, fjalën më të shkurtër.

Në kulmin e skandalit të inceneratorëve, qeveria e drejtuar nga Edi Rama nuk ka një bilanc politik e moral që do të shndërronte organin më të lartë të PS, Kongresin, në një tribunë qëndrore prej nga ku ai do të ishte “dielli që do të ngrohte” me fjalimin e tij kulmor, socialistët dhe shqiptarët, në mes të krizës së çmimeve.

Dhe duke mos patur bilanc, mesazh dhe frymë për të përcjellë, Edi Rama iu fal sot spektaklit pa përmbajtje.

Me dy ish-ministra në burg, me një proces të ngecur integrimi, me naftën 2 euro litri dhe çmimet në stratosferë, me thellim të skajshëm pabarazie dhe pa një plan masazh antikrizë, kryeministri i prirur ndaj dukjes dhe formës, ngjan i shkëputuar nga realitetit. Ai ka krijuar realitetin e tij virtual.

Mjafton t’u hedhësh një sy fjalimeve të ministrave dhe drejtuesve kryesore të PS, për të kuptuar se ato mund të mbaheshin kudo dhe kurdo. Tekst pa bosht dhe retorikë boshe.

Propagandë e një kohe tjetër.

Spektakli i sotëm mund të jetë çfarëdo, ndoshta dhe panair politik, por vetëm Kongres jo. Duke u shndërruar në sytë e shqiptarëve që janë në punët e tyre dhe në qejfet e fundjavës në një Panair të Kotësive.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUSH ISHTE LAKMITARJA? Mozzik tregon nëse kënga që bëri bujë i dedikohet Loredanës
Previous article TRONDITËSE/ Shërbimet serbe planifikuan vrasjen e Dick Martyt, për t’ia lënë fajin Kosovës

s.autor

Postime të ngjashme

SPAK MBYLL HETIMET PËR ERVIN MATËN/ Akuzohet për trafikimin e 250 kilogramë kokainë Aktualitet

SPAK MBYLL HETIMET PËR ERVIN MATËN/ Akuzohet për trafikimin e 250 kilogramë kokainë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT