Zelanda e Re është vendi i parë që ka pritur Vitin e Ri 2022. Ndërrimi i viteve ka ndodhur tashmë në shtetin ishull në pjesën jugperëndimore të Oqeanit Paqësor me rreth 5 mln banorë. Spektakli i ngjyrave mbizotëroi për disa minuta për të sjellë atmosferën që karakterizon ndërrimin e viteve.Monumentet qendrore të Auckland-it u ndezën të premten në mbrëmje, pasi qyteti kaloi 128 ditë të vitit 2021 në izolim.Në festim, Ura e Portit të Auckland, Sky Tower dhe Muzeu Përkujtimor i Luftës në Auckland u ndezën nga ora 21:00, me një shfaqje të plotë me dritë të planifikuar për mesnatë.


