• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SPECIALE/ “Plagjiatura” e këngëtarit Ermal Meta në SANREMO: Si QËNDRON e VËRTETA? (VIDEO)
Home
Sociale

SPECIALE/ “Plagjiatura” e këngëtarit Ermal Meta në SANREMO: Si QËNDRON e VËRTETA? (VIDEO)

7 February, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Mbrëmjen e djeshme të Sanremos, pas natës së parë të festivalit, duket se shpërthen polemika e parë.

Dhe ka të bëjë me këngën që ka kënduar shqiptari Ermal Meta, me Fabrizio Moron “Non mi avete fatto niente” (nuk më keni bërë asgjë).

Kënga e Ermal Metës, sipas medias italiane mund të skualifikohet për shkak të editimit dhe kopjimit.

“Ngjashmëria” është vërejtur nga Altro Spettacolo i cili shkruan kështu për të dyja këngët:

Teksti paraqet analogji të dukshme me “Silenzio” të prezantuar nga Ambra Calvani dhe Gabriele De Pascali në seleksionimin e Sanremo Giovani 2016.

Këngëtari tjetër në duet Febo, është edhe autori unik i Silenzio. Në këngë në refren thuhet:

Nuk më keni hequr gjë; nuk keni marrë asgjë; kjo është jeta ime që ecën përpara pavarësisht njerëzve. Nuk më keni bërë asgjë.

Një frazë kjo që është e ripërsëritur në këngën “Silenzio” që kanë kënduar dy italianë të tjerë.

E njëjta frazë është edhe tek kënga e Moros dhe Metës, që është edhe një rikthim qoftë edhe muzikor i këngës Silenzio.

Në një intervistë të mëparshme Moro ka shpjeguar:

“Një pjesë e këngës ekzistonte, ishte e mbyllur në një kasafortë, me të cilën po punoja me një mik kantautor, Andrea Febo”.

Por në realitet, Silenzio, është luajtur vetwm nw versionin audio. Sipas një postimi në Instagram të Gabriele de Pascali në dhjetor 2015 dhe po ashtu edhe nga Ambra Calvani në korrik 2017.

Por kënga është fshirë nga website-i zyrtar i RAI-t.

Megjithatë ALPENEWS.al ka mundur që të bëjë një krahasim mes dy audiove të regjistruara fillimisht këngës pjesëmarrëse të artistit shqiptar Ermal Meta, dhe të dy muzikantëve italianë Ambra Calvani dhe Gabriele De Pascali.

Është e qartë që në momentin që dëgjohen të dyja këngët vihet re një ngjarshmëri e ‘frikshme’ në tekst, dhe pak më pak në orkestrim.

Videoja e publikuar nga RAI ITALIA e këngës së Metës: Shihe KËTU.

Në mediat italiane thuhet se do të ketë një vendim të dytë nga brendësia e organizatorit mediatik RAI dhe vetë institucionit të muzikës së ‘SANREMO’-s.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRI/ Përplasja me armë në Elbasan, policia: Personi i plagosur me precedentë penal
Previous article Pasi e pezulluan nga “Sanremo” për plagjiaturë, reagon për herë të parë këngëtari shqiptar Ermal Meta (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona Aktualitet

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd

KËRKONIN SHKRIRJEN E TYRE/ Banorët e Dimalit kundër Ramës, ngrihen në protestë Aktualitet

KËRKONIN SHKRIRJEN E TYRE/ Banorët e Dimalit kundër Ramës, ngrihen në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT