Disa krisma të dala nga gryka e një pistolete, rreth ores 15.00 te së dielës se 21 janarit perpara godines se Fakultetit te Mjekesise, tronditen fillimisht ate zone prane qendres spitalore Nene Tereza ne Tirane.
Lajmi i bujshem u be shpejt pjese e mediave online, portaleve gjithfaresh, rrjeteve sociale dhe me pas, edhe e mediave tradicionale televizive, radiofonike dhe te printit, duke u perhapur ne te gjithe Shqiperine e kudo ku jetojne e punojne shqiptare neper bote.
Ishte nje krim trondites, qe u duk sikur i dha nje grusht te forte ne stomak, gjithe shoqerise shqiptare. Sepse pas shockut te pare, komenteve te atyperatyshme per detajet e ngjarjes, rrethanave te njohjeve dhe lidhjeve te tyre, erdhi me pas shfryrja e mllefeve per aktin, mbajtja e qendrimeve pro & kunder, komentet, debatet dhe nje proces i tere trazimi kolektiv dhe katarsisi te brendshem.
Kronologjia e një jave:
E diel, 21 Janar 2018
Aldison Belulaj, 23 vjeç student i Universitetit te Mjekesise, nga Zharrëzi i Patosit ne Qarkun e Fierit, qellon me disa plumba pistolete, Ariela Murataj 21 vjeçe, studente e fakultetit Juridik ne Universitetin e Tiranes. Me pas djali qellon edhe veten e tij ne koke. Vajza nderron jete ne moment, ndersa djali dergohet me urgjence per spital, ne gjendje te rende.
E hënë, 22 janar 2018
Zhvillohet ceremonia e varrimit e studentes se vrare, familja e se ciles jetont ne te njejtin fshat edhe me autorin e vrasjes. Dy te rinjte kishin kryer shkollen e mesme, gjithashtu ne te njejten shkolle te fshatit te tyre. Te dyja familjet duken te acaruara dhe te afermit fillojne dhe japin deshmite e para per te hedhur drite me shkaqet qe çuan deri ne kete akt ekstrem.
E martë, 23 janar
Studentet e Fakultetit Juridik bojkotojne mesimin dhe i drejtohen ne mase vendit te vrasjes se shoqes se tyre duke bere homazhe, vendosur kurora dhe tufa me lule. Vemendja e medias per cdo zhvillim rreth kesaj ngjarje ishte bere maksimale. Shoqet dhe shoket e Arieles “u betuan” se do te luftonin deri ne fund si juriste te ardhshem, per te vendosur drejtesi per te.
E mërkurë, 24 janar
Mjeket e spitalit te traumes ku mbahej ne jete vetem nen kontrollin e aparaturave, japin pak shprese per jeten e Aldison Belulit i cili kishte mare dy plage te renda ne koke.
E Enjte, 25 janar
Deshmite e familjareve te afert hedhin drite perfundimtare mbi raportin mes te rinjve. Kishin qene te lidhur me njeri tjetrin prej 4 vjetesh, por ne nentorin e 2017 i kishin dhene fund lidhjes se tyre. Ariela kishte qene e vendosur, ndersa Aldisoni nuk e kishte pranuar kete vendim dhe nuk kishte hequr dore, duke kerkuar me kembengulje rikthim e lidhjes se dashurise.
E premte, 26 janar
Nga deshmite e tjera, mesohet se vetem 10 dite perpara aktit tragjik, Ariela duke mos duruar mesazhet dhe telefonatat e Aldisonit, lutjet dhe kercenimet e tij, kishte nderruar numrin e celularit. Nderkohe familjaret e vajzes thane se studentja kishte filluar nderkohe nje lidhje te re dashurie. Djali mbetet enede misterioz, duke bere te besueshme tezen se prania e tij mes tyre, mund te kete acaruar dhe çuar ne ekstrem mardhenien.
E shtunë, 27 janar
Familjaret e Aldison Belulajt bejne nje xhest qe mori menjehere vemendjen e te gjitha mediave. Kishin shkuar larg syrit te tyre dhe kishin vendosur nje kurore me lule ne vendin ku ishte vrare, ku shkruhej: “Ariela Murati. Shpirti jot u prehtë në paqe. Ngushëllimet më të thella dhe keqardhje u shprehim familjarëve të tu. Nga familjarët Belulaj”.
E diel, 28 janar
Gjendja shendetesore e Aldison Belulajt sa erdhi e u perkeqesua gjate javes ku ai kishte rene ne koma te pakthyeshme, derisa i ndaluan te gjithe parametrat jetesore se funksionuari. Lajmi per vdekjen e tij, riktheu perseri vemenjen tek kjo tragjedi.
Përgatiti: Alepenews.al







