• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SPARTAK NGJELA/ “Saliu e taborri i tij, s’kanë shpresë për të mbajtur gjënë e vjedhur e për t’i shpëtuar…”
Home
Blog

SPARTAK NGJELA/ “Saliu e taborri i tij, s’kanë shpresë për të mbajtur gjënë e vjedhur e për t’i shpëtuar…”

30 December, 2017 Redaktor1 Blog

Cila është situata aktuale në Shqipëri.

Një banditizmi si ky yni në këtë kohë, nuk është parë kurrë në një vend europian që nga periudha e mesjetës.

l.
Naftëtarë të urritur që nuk iu jepen rrogat; në një krah; dhe hajdutë të majmur në 25 vjet me grabitjen e pasurisë nëntokësore të Shqipërisë; në krahun tjetër. Në të vërtetë, vetë kjo ngjarje është shpjegimi i kësaj kohe.
Kudo regres dhe një papërgjegjshmëri absolute e një qeverie që nuk ka asnjë ide, që nuk njeh asnjë model ekonomik; dhe flet gënjeshtra; sepse urren popullin e vet.
Ekonomia, në pjesët e saj jetësore, vetëm është vjedhur.

E shihni naftën si funksionon?
Është e gjitha pronë e kryeministrit që vjen.
Nga Saliu te Rama – ky është simboli i abuzimit aktual me naftën në këta 15 vjetët e fundit.

Vjedhje dhe dhunim i naftëtarëve të drobitur që punojnë në kushtet e skllavërisë dhe të barbarisë të dikurshme, dhe që vdesin nga kanceri, kurse familjet kryeministrore dhe të ministrave të energjitikës fshehin sot paratë e vjedhja nga mundi i naftëtarëve nëpër bankat fantazëm të offshoreve.
Këta pushtetarë injorantë, marrin dhe shesin të gjithë naftën që del nga puset që janë ende në shfrytëzim, në një bashkëpunim vjedhës të pushtetarëve me njerëzit e naftës. Ky është një barbarizëm që ia kalon çdo lloj skllavërie.
Po ky është vetë profili i kohës sonë.

ll.
E kuptoni tani përse e urrejnë vendosjen e drejtësisë këta njerëz të pa fare vlerë?
E kuptoni tani pse deshën të digjnin sallën e Parlamentit para disa ditësh?
E kuptoni tani që janë bashkë; dhe i gjuajnë me këpucë njëri – tjetrit, sepse nuk kanë unitet për të mbrojtur vjedhjen.
Po ku ta gjejnë unitetin! E dini cilin kanë armik këta hajdutë?
Kanë Uashingtonin dhe Berlinin.

E pra, ja dhe kanë unitet; e pastaj! Pse pyet Uashingtoni dhe Berlini për një lidhje të të korruptuarve që kanë zhvatur popullin e tyre, e kanë izoluar dhe e kanë lënë në një varfëri ekstreme?
Kurrë, sepse as që pyet fare. Ku mund t’i llogarisë Uashingtoni si kundërshtarë të fortë ca fëmijë që janë kapur me sendin e vjedhur në duar? As që e mendojnë dot – as politika amerikane dhe as politika gjermane.

Po këta të trembur deri në palcë, ende mendojnë për bashkim? Ja dhe u bashkuakërkan me njëri-tjetrin – e pastaj? Asgjë; bashkimi i tyre nuk sjell fuqi, por ndëshkim edhe më të rreptë kundrejt tyre. Dhe Rama duket se e ka kuptuar më në fund. Por tani është vonë. Po, më mirë vonë se kurrë.

lll.
Dhe vërtet mendojnë Saliu dhe taborri i tij, se kanë shpresë për të mbajtur gjënë e vjedhur dhe për t’i shpëtuar ndëshkimit?!
Asnjë shpresë nuk kanë. Më e mira do të jetë që të largohen vetë.
Po ky kryeministër, kaqë pak nuk di të kuptojë! Nuk ka kush t’i thotë këtij që kushtetuta aktuale nuk e lejon më të jetë kryeministër?
Vetëm një i paaftë që e MORI era dhe e vendosi për të qenë kryeministër, vetëm ky mund të mos e kuptonte dot që, që në çastin që firmosën kushtetutën e re, një vit e gjysmë përpara; të gjithë këta duhej të largoheshin nga skena.
Ku mund të kenë më jetë politike këta që kanë shkelur me të dyja këmbët mbi popullin e tyre, tani që të gjitha faktet janë në dorë të Uashingtonit?

lV.
E pra, a do të hapë rrugë kryeministri aktual?
Sa më shpejt që ta japë dorëhrqjen, aq më mirë do të jetë për të dhe për Reformën. Po, e a kupton dot ai këtë?
Po nuk e kupton dhe tani; do të vijë e të ndihet edhe më rënda nga ç’është.

Se Saliu nuk ka çfarë të kuptojë, ngaqë ai mendon në jerm se do të desatabilizojë Shqipërinë.
Hajde, Sali, hajde! Ky i mjerë i ka shpallur Amerikës luftë me një fishek. Sigurisht, edhe kjo trimëri është, paçka se fundi është i sigurt.

Gjithsesi maxhoranca duhet ta kuptojë, se fati i saj nuk është më në dorë të saj, por vota sigurisht që është në dorë të saj dhe duhet të jetë për Amerikën.
Po Rama?
Ky nuk mund të jetë më kryeministër se nuk ka as besimin e Uashingtonit dhe as besimin e Berlinit.
Gjithsesi; maxhoranca e di vetë fatin e saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Edhe "TWITTER" e pranon: DUA LIPA, një prej artisteve më të mira NË BOTË për 2017!
Previous article Të riut nga Kamza i bëjnë hatanë, pas denoncimit në polici zbulon se …

Redaktor1

Postime të ngjashme

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT