• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SPARTAK NGJELA: Prokuroria ndihmoi Tahirin, Ramës i bënë presion
Home
Shqipëri

SPARTAK NGJELA: Prokuroria ndihmoi Tahirin, Ramës i bënë presion

28 October, 2017 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ të gazetares Nisida Tufa në ‘News24’, kreu i partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela ka folur për aktualitetin politik si dhe rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e ish ministrit Saimir Tahiri, si i përfshirë me bandën e Habilajve të arrestuar për trafik droge në Itali.
Ngjela tha se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ndihmuar Tahirin dhe se ky institucion është i korruptuar. Avokat Ngjela u shpreh se Ramës i kanë bërë presion ndërkombëtarët për çështjen ‘Tahiri’.
“Prokuroria e ndihmoi Saimir Tahirin, nuk u nxitua. Por ajo që është e rëndësishme ishte se kjo çështje ishte një pikë uji që ra në një xham të nxehtë.
Xhami është nxehur nga reforma në drejtësi dhe të dyja palët nuk e duan. Kjo çështje plasi në një moment të nxehtë për këtë reformë.
Prokuroria bëri një kërkesë normale, por ajo çështje ishte në dorë të ministrit të brendshëm.
Nano ka rrëzuar regjimin nga burgu. Pse? Sepse ai ishte i pafajshëm. Politika është betejë. Nëse është i fajshëm lodhet kot, pasi është optikë ndërkombëtare dhe nuk i shpëton dot shteti shqiptar.
Ramës i kanë bërë presion ndërkombëtarët të cilët e kanë dashur nën arrest Saimir Tahirin. Prokuroria është një institucion i korruptuar”– tha Ngjela, raporton ‘BW’.
Ndërkohë i pyetur nëse përbëjnë provë përgjimet e autoriteteve italiane ndaj Habilajve që përmendin Saimir Tahirin, Ngjela tha se këtë e përcaktonte gjykata, por Tahiri nuk shkoi në gjykatë.
“Kush e përcakton përbën provë apo jo. Ata nuk e lanë të shkojnë në gjykatë.
Kanë rënë brenda të gjithë. Këta varen të gjithë nga Italia.
Këshilli i Mandateve ishte fushë në dushk dhe injorancë totale. Fajin e ka Prokuroria sepse ajo kërkon hetim.
Problemi i shtetit është një çështje shumë e rëndë në Shqipëri. Në mars fillon vettingu real, pra vettingu i politikës”- tha Ngjela.

/AlpeNews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA, ndërhyrja ruse në zgjedhjet Predisenciale. Juria ngre akuzat e para zyrtare
Previous article Prishtina fiton dhe del e para, Dallku dhe Curri nderojnë Josën

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show Politikë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

VRASJA E POLICIT/ Koçiu: Humbje e madhe për Policinë e Shtetit, sulme të tilla të papranueshme Politikë

VRASJA E POLICIT/ Koçiu: Humbje e madhe për Policinë e Shtetit, sulme të tilla të papranueshme

NGJARJA E RËNDË NË MALIQ/ Kuvendi nis me një minutë heshtje për policin e vrarë Politikë

NGJARJA E RËNDË NË MALIQ/ Kuvendi nis me një minutë heshtje për policin e vrarë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT