• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SPARTAK NGJELA: Duan të destabilizojnë Shqipërinë që të shpëtojnë gjënë e vjedhur
Home
Shqipëri

SPARTAK NGJELA: Duan të destabilizojnë Shqipërinë që të shpëtojnë gjënë e vjedhur

8 April, 2018 Redaktor1 Politikë, Shqipëri

Spartak Ngjela thotë se “as spiunët pseudohistorianë, as hoxhallarët e ardhur nga orienti që paguhen nga Beogradi prej një shekulli, as të korruptuarit e politikës së lartë shqiptare që mendojnë të bëjnë revolucion prosllav në Shqipëri, as agjentët rusë që ndihmojnë Saliun dhe Bashën e kompani që të destabilizojnë Shqipërinë me përplasje shoqërore, as të blerët dhe të paguarit e krimit ordiner që sorollaten për të vrarë nëpër tubime”. Sipas tij e gjitha kjo bëhet për të destabilizuar Shqipërinë në mënyrë që ta kenë më kollaj për të shpëtuar gjënë e vjedhur gjithë këto vite. Por, e kanë kot. Ja pse. Lexoni të plotë statusin e tij në facebook:

SPARTAK NGJELA

Kot pret Moska dhe Beogradi që me të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë, ta kthejë politikën proamerikane të shqiptarëve drejt Beogradit dhe Moskës.
Nëse do t’i qajë Putini këta të korrupruar, le të fillojë të qajë që tani.
Nëse mallëngjehet Beogradi ekstrem që ëndërron Kosovën, le ta vijojë mallëngjimin, Kosova është e shqiptarëve dhe ajo e ka fituar lirinë me gjakun e bijve të saj dhe me përkrahjen e madhe të politikës amerikane; me brilancën e presidentit Amerikën Bill Klinton dhe me të gjitha ushtritë e NATO-s

Kaq pa mend janë këta pushtuesë që mendojnë të kthejnë historinë mbrapa duke pasur Amerikën kundër?

Nuk po lënë gurë pa luajtur: kanë mobilizuar spiunë të vjetër, hoxhallarë të blerë; pseudohistorianë shqiptarë në Shqipëri dhe në Kosovë që kanë kurajë të flasin kundër heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut; thonë që kosovarët nuk janë shqiptarë por kosovarë, domethënë që janë serbë që dinë dhe shqip; dhe lloj lloj turpesh të tjera, por që nuk ua var më askush as në Shqipëri dhe as në Kosovë.
Po lodhen kot…

Politika ruse duhet të jetë e kthjellët dhe racionale me historinë: të gjitha aneksimit e dhunshme dhe të mbarsura me genocid antishqiptar që ajo i ka bërë në favor të shteteve liliputë sllavë të ngritur mbi territore të gjera shqiptate të pushtuara; tani janë drejt fundit.

Është e pamundur që një histori e nisur keq kundër një populli të mbarojë keq, kur ai popull me heroizëm i ka mbijetuar një historie me tmerr genocidial në dy shekuj rresht kundër tij.

Ja këtë nuk dinë as spiunët pseudohistorianë, as hoxhallarët e ardhur nga orienti që paguhen nga Beogradi prej një shekulli, as të korruptuarit e politikës së lartë shqiptare që mendojnë të bëjnë revolucion prosllav në Shqipëri, as agjentët rusë që ndihmojnë Saliun dhe Bashën e kompani që të destabilizojnë Shqipërinë me përplasje shoqërore, as të blerët dhe të paguarit e krimit ordiner që sorollaten për të vrarë nëpër tubime.
Të gjithë të humbur janë.
Por, nëse ka ligj, forca e ligjit duhet t’i tregojë goditjen drastike këtyre keqbërësve që duan të destabilizojnë Shqipërinë dhe që, duke masakruar shqiptarët, të shpëtojnë gjënë e vjedhur.

Koha nuk i pranon më. Shinë një shekull në shpinë të shqiptarëve me paratë e Beogradit, Athinës dhe Moskës. Tani nuk kanë më asnjë forcë, se janë pa fare peshë në opinionin publik të të dy shteteve shqiptarë në Ballkan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article West Ham “vret” shpresat e Chelsea për një vend në Champions League
Previous article Getoari do të bëhet pishman, kur të shoh këto FOTO të ish të fejuarës së tij para Marinës...

Redaktor1

Postime të ngjashme

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore Politikë

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi Politikë

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT