Dekori i klubit të natës është elegant, me ndriçim rozë e butë dhe blu elektrike. Nëse nuk do të ishte grumbullimi i ëmbël i marijuanës, mund të ishte holli i një hoteli në Las Vegas. Por në fakt është një nga 156 klubet e kanabisit të Barcelonës, të njohur si shoqata.
Ideja ishte një vend i qetë ku mund të blinin dhe konsumonin duhan, shpesh kultivuar nga anëtarët, dhe vetëm në ambientet aty. Por shumë prej tyre tani janë biznese dhe siç thotë policia, fronte për mafiet e drogës.
Me rënien e turizmit, biznesi i kanabisit duket se po lulëzon pak më shumë se të gjitha në Katalonia, por përtej dritave të ulëta, forca më të errëta janë në lojë. Nga një raport i brendshëm nga Mossos d’Esquadra, policia katalanëse pretendon se, “Katalonja është epiqendra e tregut të paligjshëm të marijuanës në Evropë”. Gjithashtu thuhet se është bërë një eksportuese neto e kanabisit në vendet e tjera evropiane.
Me fitime të larta dhe rrezik të ulët – dënimet me burg rrallë kalojnë dy vjet – bandat nga Evropa po luftojnë njëra-tjetrën për të kontrolluar tregun, thuhet në raport. Gjatë vitit të kaluar, policia ka shkatërruar 34 organizata kriminale të lidhura me kanabisin si dhe ka shkatërruar 319 plantacione.
Sipas raportit, pranimi shoqëror i kanabisit, zonat rurale të shpopulluara dhe shumë apartamente boshe, po lehtësojnë krijimin e plantacioneve. Policia ka zbuluar plantacione të brendshme me ujitje të automatizuar, termostate të telekomanduara e madje edhe bimë pa erë, në mënyrë që të shmanget zbulimi i tyre.
Në provincën e Lleida, një grup prodhuesish përdorën një dron për të dalluar plantacionet e rivalëve, të cilët më pas i shkatërruan.
“Çmimet e ulëta dhe një kornizë e paqartë ligjore, e kanë bërë Spanjën prodhuesin kryesor të marijuanës në Evropë”, tha Ramon Chacon për “Observer”. Nënkryetari i skuadrës së krimit shtoi: “Kur të shohim se çfarë ka ndodhur me vendet e tjera që janë prodhuesit kryesorë të drogës, të tilla si hashashi në Marok ose kokaina në Kolumbi, ka arsye për shqetësim”.
Për vite, Spanja ka qenë pika e hyrjes së hashashit maroken, kështu që rrjeti i shpërndarjes ishte në vend kur filloi bumi i marijuanës. Ashtu edhe si kontrabanda e duhanit në Galicia në Spanjën veriperëndimore që krijoi infrastrukturën për importimin e kokainës.
Në Spanjë marijuana shitet për 5 euro për gram, krahasuar me një mesatare evropiane prej 15 eruo. Chacon shprehet se, “organizatat kriminale nga e gjithë Evropa, të cilët dikur blinin në Spanjë për të shitur në vendet e tyre, tani janë vendosur si prodhues në Katalonjë”.
Policia spanjolle po shkatërron më shumë se 1 milion bimë, kryesisht ë Katalonjë. Pastrimi i parave dhe korrupsioni që ai sjell “përbën një kërcënim për ekonominë reale dhe cilësinë e demokracisë në Katalonjë”, tha Eduard Sallent, shefi i Mossos.