• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Spalletti ironik: Duhet të krijojmë edhe një skuadër virtuale
Home
Futboll

Spalletti ironik: Duhet të krijojmë edhe një skuadër virtuale

16 February, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Në prag të ndeshjes me Genoan, në plan për t’u luajtur të shtunën në mbrëmje, Luciano Spalletti ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp. Trajneri i Interit ka treguar mbi gjendjen e skuadrës dhe lojtarëve të caktuar, por nuk ka dashur të zbulojë shumë rreth formacionit. Nuk ka munguar as ironia e Spallettit, kur është pyetur mbi emrat e përfolur për t’iu bashkuar Interit, në merkaton e verës.

Sfida me Genoan: 
Do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë, kundër një skuadre mjaft të përgatitur dhe një stadiumi plot entuziazëm. Gjithsesi, ne e kemi përgatitur mjaft mirë këtë sfidë dhe do të synojmë maksimumin, ashtu si në çdo takim tjetër.

Rafinha titullar:
Të shohim, por Rafinha nuk i ka ende 90 minuta në këmbët e tij. Edhe këtë javë nuk i ka kryer të gjitha seancat me skuadrën dhe do të jetë plotësisht gati, vetëm kur të stërvitet rregullisht për të paktën 2-3 javë. Nëse e aktivizoj nga fillimi, mund të ketë diçka më pak fizikisht, sesa kur futet në 30 minutat e fundit, ku shfrytëzon freskinë.

Mungojnë ‘golat’, Icardi dhe Perisiç:
Me ata të dy kishim më shuëm garanci dhe më shumë eksperiencë, por me Karamoh kemi më shumë entuziazëm, që mund ta sjellë vetëm një djalosh 19-vjeçar. Në të dy rastet kemi njësoj mundësi të gjejmë golin dhe këtë e treguam edhe javën e kaluar .

Karamoh sërish titullar:
Të shohim, por nuk është një lojtar i ri dhe të gjithë ia njohim aftësitë. Gjithsesi nuk ka eksperiencën e duhur për të marrë shumë përgjegjësi mbi supe, ndaj të mos e ngarkojmë shumë. Ka disa etapa rritjeje, mbi të cilat duhet të kalojë edhe Yann, ndaj le t’i respektojmë ato.

Brozoviç dhe konflikti me tifozët:
E kemi diskutuar incidentin e tij menjëherë të hënën dhe vetë lojtari e shprehu pendesën e tij për gjestin e bërë. Këtë e tregoi edhe me mesazhin në ditën e Shën Valentinit. Nesër do ta nisë nga stoli, por nëse më duhet ta hedh në fushë, jam i sigurt që do të japë më të mirën, ashtu siç bën gjithmonë.

4-2-3-1 apo 4-3-3:
Baza është 4-2-3-1, por kur ke lojtarë të aftë të mbulojnë më shumë se një pozicion, mund të kalosh lehtësisht në 4-3-3, nëse është e nevojshme.

Lautaro Martinez te Interi:
Më vjen keq që duhet të flasim për merkaton e verës, që tani, kur ka edhe shumë kohë në dispozicion. Do t’i kërkoj presidentit që të krijojmë edhe një skuadër virtuale, ku të aktivizohen të gjithë lojtarët që na sillni ju të medias nga merkato. Unë gjykoj dhe punoj me lojtarët që kam, pasi me këta do të synoj arritjen e objektivave. Merkatoja dhe sezoni i ardhshëm, janë një histori krejt tjetër.

Fjalët e Skriniar: 
Që në fillim e dija se kishim të bënim me një gabim në përkthim. Ai djalë do të qëndrojë për shumë vite te Interi dhe ju garantoj për këtë.

Keqardhje për Kondogbianë:
Më erdhi keq kur u largua, pasi pranova ta stërvit edhe veçmas, kur nuk donte të punonte me skuadrën. Besoja shumë te ai dhe i dhashë shumë garanci, por dëshira e tij ishte të largohej dhe që nga ai moment, nuk kam menduar më për të.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Valverde synon rekordin e Guardiolës: A është barça aktuale më e mirë se në 2010/11?
Previous article Jep dorëheqjen drejtori i policisë së Korçës. Ja kush e zëvendëson

Q.Autor

Postime të ngjashme

SPANJA REAGON ME SPEKTAKËL/ Mund me poker Arabinë Saudite dhe merr tre pikët e para në Botëror Futboll

SPANJA REAGON ME SPEKTAKËL/ Mund me poker Arabinë Saudite dhe merr tre pikët e para në Botëror

KUPA E BOTËS/ / Gjermania siguron kualifikimin në 1/32, Nagelsmann: Përpjekje e jashtëzakonshme... Futboll

KUPA E BOTËS/ / Gjermania siguron kualifikimin në 1/32, Nagelsmann: Përpjekje e jashtëzakonshme...

"ALLEGRI TRAJNER I MADH..."/ Tare: Shpresoj shumë që Milani të gjejë qetësi Futboll

"ALLEGRI TRAJNER I MADH..."/ Tare: Shpresoj shumë që Milani të gjejë qetësi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT