• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SPAK TË DËGJOJË”/ Tabaku: Laragimi i shqiptareve është “vula” e dështimit të kësaj mazhorance, kur të votoni buxhetin bëni llogari me laps në tryezën e bukës
Home
Politikë

“SPAK TË DËGJOJË”/ Tabaku: Laragimi i shqiptareve është “vula” e dështimit të kësaj mazhorance, kur të votoni buxhetin bëni llogari me laps në tryezën e bukës

9 November, 2022 s.autor Politikë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shprehur se largimi i shqiptarëve nga vendi është “vula” e dështimit të kësaj qeverie.

Komentet Tabaku i bëri nga foltorja e Kuvendit, ku theksoi se kjo hemoragji nuk mund të ndalohet duke vendosur gardhe për të mos lejuar shqiptarët të largohen.

Ajo i ka bërë edhe një ftesë të hapur të rinjve që të punojnë sëbashku për vendin e tyre dhe të ndërtojnë “Europën” në Shqipëri.

“Ftesa ime e parë është që Europën ta ndërtojmë këtu. Ta ndërtojmë këtu duke mos u larguar dhe duke mos e lënë vendin tonë të degradojë në një gerontokraci ku nuk sundon ligji, ku nuk ekzistojnë institucionet, ku demokracia është një term po aq i panjohur sa mobiliteti social”, tha mes të tjerash Tabaku.

Pjesë nga fjala e Tabakut:

Nuk kam dashur ta përdor sepse hemoragjia që po i ndodh vendit tonë në të vërtetë është çertifikata reale e 3 mandateve të mazhorancës. Vula e dështimit përtej çdo fasade dhe marketingu ekstrem që nuk gënjen më askënd, as ato që e ideojnë dhe vendosin në jetë.

Ky është në fakt vlerësimi më korrekt përtej çdo raporti nga partnerët tanë strategjikë, vlerësimi më real. Vlerësimi më i ndershëm.

Përtej kësaj të vërtete, kjo ikje e heshtur bën më shumë zhurmë se sa fjalimi i çdokujt prej nesh që nuk i thotë gjërat ashtu siç janë, plotësisht dhe sinqerisht.

Jam plotësisht e bindur si çdo kush me pak mend në kokë që nuk mund ta ndalojmë këtë hemoragji duke vendosur gardhe për t’i ndaluar shqiptarët që të ikin. Pasi në fakt bashkëatdhetarët tanë ikin nga ky vend jo sepse nuk e duan por sepse mundësitë atyre po u rrëmbehen.

Duan mundësi ekonomike, e cila për fatin e keq nga viti në vit po zvogëlohet: Shumica dërrmuese e shqiptarëve largohen nga mungesa e sundimit të ligjit dhe kjo duhet të jetë thirrja që duhet të dëgjojë më së pari SPAK.

Largohen sepse shohin se si korrupsioni është kthyer në normë, në vlerë, në një biletë që të ofron suksesin në shoqëri.

Prandaj ky ndër të tjera është dhe problemi ynë. Opozitës që për kaq vite nuk mundi të ofrojë atë që duhet siç duhet!

Nuk mundëm të ishim në pritshmëritë e juaja ndaj ju po shihni zgjidhjen jashtë sepse jeni të bindur që ne nuk ndryshojmë!

Motra dhe vëllezër, ndjesë! Kjo është më e pakta që mund të them. Ne nga kjo gjendje do të dalim, madje do duhet të dalim më së pari që mos humbasim më shumë shqiptarë.

Atje ku ka jetë, ka edhe shpresë! Ndaj për sa kohë në këtë vend të ketë një grimë jete do të ketë më shumë se një fije shprese.

Po a ka zgjidhje përtej një buxheti? A ka një zgjidhje që mund t’i ofrojmë shqiptarëve ne si opozitë që nuk kemi në dorë të bindim këtë mazhorancë të ndryshojë kurs?

Natyrisht që ka!

Ftesa ime e parë është që Europën ta ndërtojmë këtu. Ta ndërtojmë këtu duke mos u larguar dhe duke mos e lënë vendin tonë të degradojë në një gerontokraci ku nuk sundon ligji, ku nuk ekzistojnë institucionet, ku demokracia është një term po aq i panjohur sa mobiliteti social.

Prandaj do të dëshiroja shumë që të rinjtë të jenë pjesë e procesit të integrimit, të jenë pjesë e proceseve vendimmarrëse duke i dhënë mundësi demokracisë të funksionojë.

Çdo palë zgjedhje janë një mundësi për këtë vend që të kalojë nga moçali i tranzicionit që nuk mund të japë më shumë se sa kaq, tek e ardhmja e përbashkët europiane.

Le të jetë procesi i integrimit europian një Brain Gain, për të përthithur së paku një pjesë të vogël të shqiptarëve që kanë zgjedhur të largohen.

Koha ka ardhur që ti rikthejmë këtu.

Këtu ka diçka që nuk shkon dhe padyshim ajo që nuk shkon nuk janë shqiptarët.

Nuk mund ti mbyllim sytë e mos ta shohim realitetin!

Sot është primare të rikthejmë shpresën te politika si instrument për të ndryshuar; tek buxheti si mjet për të investuar aty ku duhet e si duhet, te puna e ndershme, te ndershmëria e sistemit fiskal, te drejtësia e barazia përpara ligjit, nuk mund të kemi një ligj për të fortin e një për të dobëtin, nuk mund të kemi një buxhetin për të pasurin e një për të varfërin!

Nuk mund të kemi një Nënë Shqipëri për oligarkët dhe Njerkën Shqipëri për të tjerët.

Emigracioni është sot sfida e politikës shqiptare që duhet të nisë nga buxheti.

Buxheti është sfida që duhet të përmbushë çdo nevojë të familjeve shqiptare në kohë krize.

Prandaj përpara se të votoni për këtë buxhet dhe paketë fiskale. Uluni përpara tavolinës së bukës si çdo shqiptar, merrni një laps dhe një letër dhe nisni të bëni llogaritë e shpenzimeve.

Llogarisni se çfarë keni blerë këto ditë, sa kanë ndryshuar dhe se si ky buxhet që premton si çdo vit rritje bombastike ka ndonjë zgjidhje për hallin e 95% të shqiptarëve? Ka ndonjë zgjidhje për këstet e kredive? Për inflacionin 4.3%? Për fuqinë blerëse më të ulët në rajon ende pa ardhur kriza?

Mos i hapni rrugë një buxheti të mangët.

Ka ardhur koha që të miratojmë së bashku një kod fiskal me rregulla të qarta për të eleminuar përjashtimet e padobishme nga taksat. Një Kod Fiskal që të mos ua ngecë barrën e taksës që hiqet nga një palë, grupin më të dobët që nuk i hapet dera e ministrisë.

Ka ardhur koha të jemi më të mençur që mos përfundojmë të shpenzojmë për këstet e Eurobondit po aq sa investojmë në arsim.

Inovacioni nuk ndërtohet nga hiçi vetë. As teknologjia dhe arsimi nuk prodhojnë rritje ekonomike vetiu por ata kanë nevojë për një treg të lirë. Mungesa e tregut prodhon hemoragjinë që ne po vuajmë sot, emigracionin.

Ndaj gjithë këto minuta të shpenzuara këtu për demagogji mund të ishin shpenzuar ndryshe, nëse do kishte vullnet për një buxhet për qytetarët.

Keni 10 vite që flisni për ekonominë më të mirë dhe jemi ende në vendnumëro. Pa zgjidhje, pa ofertë por vetëm me një batutë në xhep.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRIUMFI/ Gersi Troka, djali me sindromën down renditet në dhjetëshen si notari më i mirë në botë
Previous article "ISHTE E TMERRSHME..."/ “Ponja” e Portokallisë rrëfen arsyen e largimit nga Shqipëria: Më vranë mamanë, askush nuk u ndëshkua

s.autor

Postime të ngjashme

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD Politikë

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit Breaking News

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat Breaking News

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT