• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SPAK SHTYU AFATIN E HETIMIT/ Meta reagon nga qelia: Fundi do jetë i turpshëm
Home
Aktualitet
Kronikë

SPAK SHTYU AFATIN E HETIMIT/ Meta reagon nga qelia: Fundi do jetë i turpshëm

10 June, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pasi SPAK vendosi të shtyjë me 3 muaj hetimet ndaj tij.

Meta shprehet se ndaj tij nuk ekziston asnjë provë që mbështet akuzat dhe se mbajtja e tij në qeli është e paligjshme. Meta shton se po mbahet në burg për të penguar aktivitetin e tij politik, si lider i opozitës.

Reagimi i plotë i Ilir Metës:

Sot duhet të mbylleshin hetimet zyrtare ndaj meje, që ishin shtyrë njëherë me 6 muaj pas rrëmbimit tim kriminal dhe banditesk pa akuzë, siç e kanë parë të gjithë qytetarët shqiptarë dhe e gjithë bota.

Shtyhet afati i hetimit për Ilir Metën, avokati i ish-presidentit: Do paraqesin prova të reja…
Edhe pse më 27 maj 2025 më ishte komunikuar një akuzë tërësisht politike, që është formuluar në Asamblenë e Partisë Socialiste të datës 7 maj 2022 “çuditërisht” dje mu komunikua një shtyrje tjetër e afatit të hetimeve për të mbledhur gjoja prova të mjaftueshme, ndërkohë që hetimet ndaj meje kanë nisur që në dhjetor 2019 nën kujdesin e veçantë të Charles McGonigal, kryezbuluesit të FBI të korruptuar nga Edi Rama.

Nuk ka mbetur kontinent, shtet, ishull dhe bankë në botë pa çuar letër-porosi për mua.

Përfundimi dihet, zero fakte, zero prova, zero qindarkë të paligjshme, zero cent të paligjshëm, zero pasuri të paligjshme të Ilir Metës të zbuluar në të gjithë veprimtarinë hetimore 6-vjeçare të SPAK për aktivitetin tim publik 32-vjeçar.

Për të justifikuar mbajtjen time të paligjshme në burg presin letër-porosi për persona të cilët gëzojnë liri të plotë dhe që uroj të gëzojnë liri dhe shëndet gjithmonë.

Ndërsa unë, Presidenti i Partisë së Lirisë, duhet të vazhdoj të qëndroj në paraburgim vetëm për të penguar aktivitetin tim politik dhe publik si lider opozitar i pashantazhueshëm nga narkoregjimi dhe veglat e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ËSHTË ZËNË ME FIFIN? Egli Tako sqaron arsyen e zhdukjes së projekteve muzikore nga YouTube
Previous article NUK NDALET MASAKRA NË GAZA/ Izraeli vret 17 palestinezë, plaçkiten 40 kamionë me ndihma

s.autor

Postime të ngjashme

"PO BIE PROTESTA ÇDO DITË, KUSH JE TI QË NA DREJTON"/ Nisin përplasjet mes protestuesve Aktualitet

"PO BIE PROTESTA ÇDO DITË, KUSH JE TI QË NA DREJTON"/ Nisin përplasjet mes protestuesve

E RËNDË/ Ndërron jetë 50-vjeçarja në Durrës! Ishte duke notuar në det kur... Aktualitet

E RËNDË/ Ndërron jetë 50-vjeçarja në Durrës! Ishte duke notuar në det kur...

AKSIDENT I FRIKSHËM NË DURRËS/ “Mini Cooper” përfundon në kanal pas përplasjes me “Benz”-in, dy vajza... Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË DURRËS/ “Mini Cooper” përfundon në kanal pas përplasjes me “Benz”-in, dy vajza...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT